Rrëzimi i avionit të Kazinskit, në kabinën e pilotit gjendej kreu i aviacionit
Komandanti i forcave ajrore të Polonisë, gjenerali Andzhej Blashik, ka qenë në kabinën e pilotit të aeroplanit Tu-154 të presidentit Lech Kazinski, i cili u rrëzua në 10 prill në Smolensk të Rusisë.
Prania e gjeneralit në kabinë i ka forcuar dyshimet e hetuesve se pilotët ushtarakë mund të kenë qenë nën presion për tu ulur në pistë në kushtet të papërshtatshme të motit, ka thënë për mediat polake përfaqësuesi i Polonisë në komisionin hetues, Edmund Klih.
Deklarata e tij sot është kritikuar ashpër nga ministri i Drejtësisë, Kshishtof Kvjatovski.
Kontrollorët në aeroportin e Smolenskut ua kishin bërë të qartë pilotëve se kushtet e motit nuk lejojnë uljen e avionit, dhe të fluturojnë në aeroportin rezervë.