E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon Levizje e lire para krishlindjeve

Shqiperia eshte gati per liberalizimin e vizave dhe kete e vertetoi Parlamenti Europian me voten e tij.

Votimi pro liberalizimit te vizave per Shqiperine nga PE u mbeshtet ne progesin per plotesimin e standardeve te kerkuara nga KE.

Eurodeputetja Tanja Fajon thote se monitorimi do te vazhdoje.
Deshiroj tu jap qytetareve te Shqiperise nje lajm te gezuar ata do te mund te udhetojne pa viza ne vendet e hapesires Schengen para mbarimit te ketij viti ose me sakte para Krishtlindjeve katolike citoi Fajon.

Ne nje interviste dhene per Deutsche Welle zonja Fajon theksoi se puna nuk ka mbaruar.
Shqiperia eshte sot gati teknikisht per te patur liberalizimin e vizave por monitorimi do te vazhdoje KE do te shikoje me kujdes se cfare ndodh ne terren nese Shqiperia zbaton ne praktike te gjitha standartet e kerkuara per te patur levizjen e qytetareve te saj pa viza ne zonen Schengen. Nese standartet e kerkuara nuk realizohen ne praktike ka te ngjare qe disa vende te BE tia mbyllin perseri deren levizjes se lire pa viza per shqiptaret. Por uroj qe kjo te mos ndodhe

Persa i perket Kosoves ne te cilen eshte i vetmi vend qe i ndahet rajonit lidhur me levizjen e lire Fajon kerkoi qe te gjendet nje zgjidhje qe edhe Kosova te perfshihet ne kete proces.

Tani qe Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina do te gezojne levizjen pa viza Kosova rrezikon te mbetet shume e izoluar. Jo vetem kaq por qytetaret e Kosoves do te jene shume te tensionuar dhe te pakenaqur. Prandaj KE duhet sa me pare tu dergoje nje mesazh te qarte autoriteteve te Kosoves qe do te filloje te projektoje nje strategji per liberalizimin e vizave edhe per Kosoven qe edhe ata te fillojne te punojne per te njejtin qellim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›