Shpërblimet e fundvitit, pensionistët nuk do të marrin asnjë qindarkë
Tiranë- Ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar sot se qeveria nuk do të japë asnjë shpërblim për pensionistët këtë fundvit dhe kjo sipas tij për shkak të situatës financiare.
Sipas ministrit Bode shpërblime do të ketë vetëm për punonjësit e administratës, të cilët do të marrin një shumë prej 10 mijë lekësh.
Gjatë pjesemarrjes ne panairin e pervitshem te veres, Bode ka pranuar gjithashtu se në lidhje me amnistinë fiskale nuk janë arritur synimet, dhe sipas tij pengesa kryesore është bërë opozita.
Gjithashtu ai deklaroi se ka pasur fluks aplikimesh për amnisti, dhe tha se afati i fundit është deri më 30 dhjetor.
Shkrime të tjera me interes: