E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon: Nisja e dialogut për liberalizimin vizave për Kosovën, lajm i madh

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe ish-raportuesja për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon ka përshëndetur sot vendimin e Komisionit Evropian për nisjen e dialogut për liberalizim të vizave.

“Ky është një laj i madh për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit në Ballkanin perëndimor edhe më tutje Të mbyllur prapa murit të vizave. Populli meriton privilegjin e regjimit pa viza për udhëtime kur qeveria t`i plotësojë të kriteret e domosdoshme, kurse tashti është koha që të shfrytëzohet rasti për këtë”, ka theksuar Fajon.

Gjitahstu deputetja e parlamentit Europian shprehet se do vazhdojnë me përkrahjen. “Është me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës që politikanët t`i bashkojnë përpjekjet në mënyrë që të bëjnë hapa konkretë në reforma për sigurimin e pasaportave të sigurta, kufijve të sigurt, rendit publik dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Shpejtësia e këtij procesi varet nga qeveria e Kosovës”, përfundon Fajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›