Fajon: Shkurt-mars vendoset mekanizmi i pezullimit për liberalizimin e vizave

Tanja Fajon
Danimarka është një nga vendet të cilat u ka hapur probleme dhe vendeve brenda zonës Shengen sa i takon lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe tashmë po kërkon masa më të rrepta për vendet të cilat kanë përfituar nga liberalizimi i vizave.
Në këtë mënyrë vendi skandinav i cili mban presidencën e radhës së BE-së kërkon me ngut të që futet një mekanizëm pezullimi për vendet që kanë papajtueshmëri.
Një gjë të tillë e ka deklaruar edhe Tanja Fajon, e cila është edhe raportuesja e procesit të liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë për gazetën serbe Novosti, Tajon ka theksuar se brenda dy muajve do të përfundojë procesi i krijimit të këtij mekanizmi.
Do të ketë një diskutim përfundimtar në Komisionin për Punët e Brendshme me 25 dhe 26 janar. Fjalën e fundit pasi Parlamenti Evropian të vendosi do ta ketë Këshilli i Ministrave të BE-së, shprehet Tajon.
Eurodeputetja nënvizon se danezët po kërkojnë me ngut këtë proces dhe se gjithçka pritet të mbyllet në muajt shkurt dhe mars.
Danezët kanë nisur menjëherë nga puna. Kemi mbajtur një takim përgatitor në dhjetor dhe në fund të janarit kur do të mbahet një seancë dëgjimore dhe ne do të kërkojmë që ata sjellin raportin, është shprehur Fajon.