E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvarritja e Gërdecit, Sekui: Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar

 Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Ky është mesazhi që ka përcjellë ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, gjatë përurimit të një rruge sot në Marqinet, duke iu referuar zvarritjes së procesit Gërdeci.

Mbetëm të shokuar në vitin 2008. Bashkimi Europian e ka dënuar tragjedinë e Gërdecit. Ngjarja foli qartë për situatën ku punohej, por edhe për drejtësinë. BE kërkoi të shmanget zvarritja e procesit gjyqësor. Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar, tha Sekui.

Ambasadori i BE-së ka përuruar rrugën Bashkimi Europian në fshatin Marqinet, ku ka theksuar se BE-së do të japë mbështetje financiare për ndërtimin e rrugëve dhe shkollave në zonën e Gërdecit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›