Fajon Shqiptaret ne Shengen pa viza para Krishtlindjeve

DW Zonja Fajon cili eshte mesazhi qe dha sotParlamenti Evropian me voten e tijpro liberalizimit te vizave per qytetaret e Shqiperise
Tanja Fajon Parlamenti Europian me voten e tij pranoi qe Shqiperia eshte gati per liberalizimin e vizave. Me kete rast pergezoj gjithe qytetaret shqiptare pasi per ata kjo dite eshte me te vertete nje dite historike. Kjo dite erdhi pasi Komisioni Europian dha nje vleresim shume pozitiv per progresin ne permbushjen e kushteve te vena. Sot Parlamenti Evropian njohu me voten e tij pikerisht kete realitet Shqiperia eshte gati per liberalizimin e vizave. Shpresoj qe kete vleresim do ta bejne edhe ministrat e brendshem te vendeve anetare te BE-se. Desheroj tu jap qytetareve te Shqiperise nje lajm te gezuar ata do te mund te udhetojne pa viza ne vendet e hapesires Schengen para mbarimit te ketij viti ose me sakte para Krishtlindjeve katolike.
DW A ka mbaruar puna Z. Zonja Fajon Sot ne Strasburg u fol edhe per monitorim te Shqiperise lidhur me permbushjen e kushteve te KE
Tanja Fajon Dua te theksoj se puna nuk ka mbaruar. Shqiperia eshte sot gati teknikisht per te patur liberalizimin e vizave por monitorimi do te vazhdoje KE do te shikoje me kujdes se cfare ndodh ne terren nese Shqiperia zbaton ne praktike te gjitha standartet e kerkuara per te patur levizjen e qytetareve te saj pa viza ne zonen Schengen. Nese standartet e kerkuara nuk realizohen ne praktike ka te ngjare qe disa vende te BE tia mbyllin perseri deren levizjes se lire pa viza per shqiptaret. Por uroj qe kjo te mos ndodhe. Une mendoj qe Shqiperise i duhet qe qytetaret e saj te gezojne te drejten e levizjes pa viza. Autoritetet dhe te gjtha palet e perfshira kane punuar shume per te arritur tek votimi i sotem i Parlamentit Evropian. Shqiperia ka qene per nje kohe te gjate shume e izoluar dhe prandaj qytetareve te saj duhet tu jepet mundesia per te udhetuar lirisht.
DW Ne Parlamentin Europian pati edhe vota kunder liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. A mendoni se deri ne nentor kur te behet mbledhja e Keshillit te ministrave te brendshem te BE qe do te marrin vendimin perfundimtar qendrimi i tyre do te ndryshoje per mire
Tanja Fajon Mund te them vetem qe pres qe te gjitha vendet anetare te BE-se do te ndjekin voten e sotme te PE-se dhe ti japin nje mbeshtetje shume te fuqishme ne fillim te nentorit liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Mendoj qe kjo eshte dicka qe te dyja vendet e meritojne per te shkuaren e tyre te gjate te izolimit. Shqiperia i ka plotesuar te gjitha kerkesat dhe nuk ka vend per kerkesa shtese. Shpresoj qe vendet anetare do te njohin kete progres ashtu si e njohu sot Parlamenti Evropian.
DW Kur kjo te ndodhe Z.Fajon i vetmi vend qe i ndahet rajonit lidhur me levizjen e lire eshte Kosova. A mendoni se KE do te duhet te hartoje nje strategji edhe per Kosoven
Tanja Fajon Do te thoja qe eshte shume e rrezikshmeqe Kosova nuk eshte pjese e procesit te liberalizimit te vizave. Duhet gjetur sa me pare qe te jete e mundur nje zgjidhje qe edhe Kosova te perfshihet ne kete proces. Tani qe Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina do te gezojne levizjen pa viza Kosova rrezikon te mbetet shume e izoluar. Jo vetem kaq por qytetaret e Kosoves do te jene shume te tensionuar dhe te pakenaqur. Prandaj KE duhet sa me pare tu dergoje nje mesazh te qarte autoriteteve te Kosoves qe do te filloje te projektoje nje strategji per liberalizimin e vizave edhe per Kosoven qe edhe ata te fillojne te punojne per te njejtin qellim.
Intervistoi Ani Ruci
Redaktoi Eliana Xhani