Kosove kerkohet ligj per trajtimin e familjeve te te zhdukurve gjate luftes

Perfaqesues te zyres civile nderkombetare ICO thone se familjet qe kane persona te zhdukur gjate luftes se fundit ne Kosove duhet te kene trajtim te posacem nga institucionet e Kosoves. Ne kete linje shefi i zyres civile nderkombetare Peter Faith ka kerkuar nga parlamenti Kosoves qe te nxjerre nje ligj te posacem me ane te te cilit do te trajtohet ceshtja e personave te zhdukur dhe familjeve te tyre. Zedhenesi i zyres civile nderkombetare Kai Muller Berner thote se ky ligj duhet te pregatitet sa me shpejt.
Ligji nuk duhet te beje dallime ne varesi te perkatesise etnike
Ne menyre te vecante ICO beson se ligji duhet te siguroje mbrojtjen e duhur te te drejtave te personave te pagjetur dhe te afermve te tyre dhe duhet siguruar qe gjate zbatimit te ligjit te mos kete kurrfare diskriminimi kunder asnje komuniteti. Informatat dhe te dhenat qe merren sipas ketij ligji duhet te gezojne te njejten mbrojtje dhe duhet te perdoren per qellimin e synuar thote Kai Muller Berner.
Gjithashtu pa paragjykuar palet ne dialogun e ardhshem ndermjet Prishtines dhe Beogradit ceshtja e personave te zhdukur dhe familjeve te tyre eshte njera nder ceshtjet me te rendesishme per diskutim shton me tej Kai Muller Berner.
Familjaret qe kane persona te zhdukur thone se ata vazhdimisht jane ndjere te anashkaluar nga institucionet e Kosoves. Haki Kasumi i cili udheheq nje keshill prej 22 organizatash te familjeve qe kane persona te zhdukur thote se ndihma per familjet qe kane persona te zhdukur duhet garantuar vetem me ligj te posacem.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Haki Kasumi drejton nje keshill prej 22 organizatash te familjeve qe kane persona te zhdukur.
Duhet te kete nje ligj i cili do te regullonte ceshtjen financiare te familjeve qe kane persona te zhdukur ceshtjen e te drejtes mbi trashegimine e tyre statusin civil te tyre ne familjen shqiptare tradicionale kujdesin shendetesor dhe natyrisht ato duhet te kene perfitime te ndryshme nga shteti thote Haki Kasumi.
Haki Kasumi thote se ky ligj duhet te perfshije te gjitha familjet qe kane persona te zhdukur pavaresisht perkatesise entike.
Dhimbja per familjarin pavaresisht sjelljes perkatesise etnike ose qendrimit gjate luftes ne Kosove ajo eshte dhimbje dhe si e tille duhet te trajtohet ne menyre institucionale thote Haki Kasumi.
Ligji nuk mund te vonohet me shume
Zyrtare te parlamentit te Kosoves nga ana e tyre jane te vetedijshem se ky ligj eshte dashur te nxirret shume me heret. Ismet Beqiri kryetar i komisionit per persona te zhdukur dhe te drejta te njeriut thote per programin tone se ligji i cili trajton familjet e personave te zhdukur tashme eshte ne hartim e siper dhe shume shpejt do te miratohet nga parlamenti.
Keto familje te personave te zhdukur duhet ta kene statusin e rregulluar sepse ato si familje vec shume halleve dhe shqetesimeve qe kane me mungesen e me te dashurve nuk duhet qe te shqetesohen edhe per ekzistencen e tyre. Shteti e ka per obligim qe ta rregulloje statusin e tyre thote Ismet Beqiri.
Ne listat e Kryqit te Kuq Nderkombetar figurojne 1837 persona te zhdukur. Zbardhja e fatit te tyre pritet te jete nje nga pikat e dialogut Kosove-Serbi edhe pse ka kohe qe grupe punuese te Prishtines dhe Beogradit bisedojne per kete ceshtje por rezultatet deri tani kane qene te pakta.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Eliana Xhani