Meta Shqiperia vendi i mundesive te medha per investime

Zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta promovon reformat e qeverise shqiptare ne fushen ekonomike ne Forumin e Investimeve Mbreteri e Bashkuar-Shqiperi i cili u zhvillua ne Londer
Zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Ilir Meta mori pjese ne sesionin e dyte te Forumit te Investimeve Mbreteri e Bashkuar-Shqiperi i cili u zhvillua ne Londer. Meta kryesonte delegacionin e Shqiperise ne kete Forum ne perberje te se cilit eshte dhe nje grup biznesmenesh shqiptare qe perfaqesojne rreth 50 kompani te vendit tone. Ne Forumin e Investimeve Mbreteri e Bashkuar-Shqiperi moren pjese anetare te kabinetit te qeverive te te dy vendeve ndersa te ftuar ishin personalitete te huaj te politikes te botes se biznesit nderkombetar te institucioneve nderkombetare financiare etj. Gjithashtu ne takim kishte perfaqesues te rreth 100 kompanive te huaja te interesuara per investime ne fusha te ndryshme te ekonomise ne vendin tone. Zv/kryeministri dhe ministri i METE pershendeti sesionin e dyte te Forumit te Investimeve Mbreteri e Bashkuar-Shqiperi dhe beri nje ekspoze te zhvillimeve te fundit ekonomike ne vendin tone gjate viteve te fundit. Ne fjalen e tij z. Meta theksoi faktin se ka nje interes te vecante te investitoreve britanike ne Shqiperi dhe u shpreh se klima e biznesit ne vendin tone eshte atraktive fale reformave qe ka ndermarre qeveria shqiptare. Zv/kryeministri tha se Shqiperia eshte nje potencial i madh per investimet e huaja ne sektore strategjike si ne sektorin energjetik infrastrukture turizem apo tregti. Vetem ne pak vite Shqiperia ka transformuar dhe modernizuar infrastrukturen rrugore nga Veriu ne Jug. Vitin e kaluar ne inauguruam nje nga autostradat me te rendesishme ne rajonin e Ballkanit Durres-Kukes e cila nuk do te sherbeje vetem per te lidhur me shpejt dhe lehte Shqiperine me Kosoven por me e rendesishmja per te aktivizuar shkembimet ekonomike duke e kthyer Portin e Durresit ne nje port te mundshem rajonal per tregti dhe transportin e mallrave ne drejtim te Evropes Perendimore dhe anasjelltas. tha gjate fjales se tij z. Meta. Duke garantuar ne emer te qeverise shqiptare investitoret e huaj z. Meta theksoi edhe njehere nismat ligjore qe ka ndermarre kohet e fundit qeveria shqiptare me miratimin ne Kuvend te nje sere ligjesh qe mbrojne dhe garantojne investimet e huaja ne vendin tone. Me tej zv/kryeministri beri nje panorame te mundesive qe ofron Shqiperia per investime ne fushen e energjise se rinovueshme dhe mundesine e pafund te shfrytezimit te mineraleve ne vendin tone.
...