PS Votimi i parlamentit per mandatin e deputetit Ilir Beqja i pavlefshem

Ne Shqiperi partia socialiste tha sot se sipas saj votimi i parlamentit per ceshtjen e mandatit te deputetit te saj Ilir Beqja i zhvilluar te enjten ishte i pavlefshem. Per kete sekretari per ceshtjet ligjore Fatmir Xhafa iu referuar nje interpretimi te Gjykates kushtetuese per votimin ne parlament.
Parlamenti shqiptar votoi me 70 vota pro e 67 kunder per kerkesen e deputeteve demokrate per tiu drejtuar Gjykates kushtetuese per heqjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja. Deputetet e opozites protestuan pas votimit edhe sepse njeri prej tyre nuk kish mundur te votonte. Zoti Beqja akuzohet nga shumica se ka shkelur kushtetuten pasi nje shoqeri ne te cilen ai eshte aksioner ka perfituar fonde publike ne kohen kur zoti Beqja kishte marre mandatin si deputet. Por socialistet shpjegojne se zoti Beqja nuk e ushtronte dot mandatin pasi ai nuk kishte bere betimin e si pasoje e kesaj situate ai nuk ka perfituar as nga privilegjet e tjera qe gezojne deputetet.