Warlick: SHBA mbështet fort integritetin e Kosovës
“Do të donim që Serbia të gjejë rrugën që të ecë më tutje në marrëdhëniet me Kosovën dhe që të fokusohet në çështjet e përditshme, si dogana, gjyqësia, dritat, që të përmirësohet cilësia e jetës së të gjithë qytetarëve”, është shprehur Warlick, duke e cilësuar si cështje të mbyllur statusin e Kosovës.
Në një intervistë për gazetën "Blic", Warlick ka theksuar se Shtetet e Bashkuara e shohin më të arsyeshme që Serbia të ecë përpara në marrëdhëniet me Kosovën, pasi kjo i shërben më shumë integrimit të saj në BE.
E pyetur sesi duhet të zhvillohen bisedimet me Prishtinën për zgjidhjen e çështjeve konkrete, direkt apo me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së dhe OK-së, ambasadorja amerikane tha se nuk i takon Uashingtonit të përcaktojë se cilët zyrtarë të Serbisë duhet të punojnë në këto probleme.
"Do të donim që të shohim që kanalet për bisedime të hapen midis EULEX-it, zyrtarëve qeveritarë dhe të tjerëve, për t'i zgjidhur çështjet më të rëndësishme", tha Warlick.