E Diel, 1 Nëntor 2026

Eris Nezha: Suksesi im, vullneti per tejkaluar limitet e mia Yllka Selita



Eris Nezha eshte i vetmi balerin i huaj dhe mbi te gjitha shqiptar, qe eshte balerin i pare ne teatrin me te madh te Italis "La Scala". Ai ka ikur ne nje moshe relativitsh te re nga Shqiperia per te vazhduar studimet ne Itali. Ne nje interviste per suplementin "Koha Tjeter", Erisi ndan me lexuesit tane kujtimet e tij te para dhe sakrificat qe i eshte dashur te beje, per te arritur ketu ku eshte sot. Nje nga gjerat qe i mungon me se shumta nga Shqiperi, perpos familjes se tij eshte spektatori shqiptar qe sic thote edhe ai vete, edhe pse ka interpretuar ne te gjithe teatrot e botes, deshiron qe te interpretoje per publikun e tij.

Eris cfare kujtoni nga fillimet tuaja ne rrugen e veshtire te baletit ?

Ashtu sic e thate edhe ju nuk eshte aspak nje rruge e lehte. Ne fillimet e mia kujtoj lodhjen, veshtiruesit, por edhe kembenguljen per te arritur sa me lart. Pasi kjo te merresh me balet ashtu si edhe muzike qe ne nje moshe fare te vogel, kerkon shume sakrifica.

Cili ka qene personi qe ju ka shtyre te merreni me baletin?

Sot mund te them qe ishte nje fat dhe rastesi. Nje dite vajta me babane tim per te

takuar xhaxhain, qe ne ate kohe punonte te shkolla e baletit. Me mori me vete dhe me drejtoi tek mesuesit e shkolles qe me pane dhe me thane se kisha shume te

dhena per t'u bere nje balerin i mire. Kur babai im me pyeti, nese

kisha deshire qe te provoja, m'u duke nje ide shume interesante, sepse kercimi me

kishte pelqyer gjithmone.

Me pas ju konkurruat ne shkollen e baletit ketu ne Tirane?

Kur isha vetem 10 vjec, bera konkursin per te hyre ne shkollen e baletit, me pranuan dhe aty bera 4 vitet e para te studimeve te mia si balerin.

Dhe sot jeni Balerini i pare i nje prej trupave te baletit me te rendesishme ne bote. Si u gjendet ju ne "LA Scala"?

Ne vitin 1997 u transferova me familjen time ne Itali. Duke qene se baleti tashme ishte dhe pasioni im me i madh doja te vazhdoja studimet si balerin, ne nje shkolle te rendesishme baleti, Por mos kujtoni si gjithcka ishte shume e thjeshte. Une provova ne "Scala" per 2 vjet rresht, para se te arrija te hyja dhe te behesha pjese e saj.

A e ndjete ju veten nje balerin i huaj, apo ju priten me dashamiresi?

Mund te kujtoj me shume dhimbje mund te them, vitet e para ne shkollen e baletit, pasi kam qene kam qene vetem dhe nxenesit e tjere nuk me jepnin shoqeri, Nuk mund te them vetem sepse isha me kombesi tjeter, por sepse nuk me njihnin dhe nuk kishin besim. Per mua kane qene vitet me te veshtira dhe m'u desh shume kohe per te patur dhe fituar besimin e tyre.

Cfare mendimi keni per shkollen shqiptare te baletit?

Mendoj se eshte nje shkolle me nje metodologji shume te mire, por doja te theksoja dicka. nxenesit kane nevoje te shpresojne per nje te ardhme ketu ne vendin e tyre, ne Shqiperi. Sepse me se shumti mendohet qe te shkohet jashte, pasi te ofrohet nje e ardhme me e mire. Keshtu qe mendoj se ato talente qe rriten dhe marrin nje edukim shume te mire ne Shqiperi mos t'i lini te ikin jashte dhe mendoj se per t'ia arritur kesaj, duhet me shume investim jo vetem per shkollen e baletit por edhe per Teatrin e Operes dhe Baletit.

Sot jeni balerini i pare i "Scala-s" sa kohe ju desh qe te merrnit kete titull sepse eshte titulli me i larte qe mund te marre nje balerin?

Pasi mbarova studimet ne vitin 2002 hyra ne trupen e baletit te "Scale-s" por vetem ne vitin 2005 mu dhane role si balerin i pare. Qe ne ate periudhe kam interpretuar rolet e para ne "Scala" dhe ne teatro te tjera ne Itali dhe Evrope. Zyrtarisht njohja si balerin i pare m'u komunikua gjate sezonit te dimrit, kur isha ne nje turne me trupen e baletit te "Scales" ne Moske, pikerisht ne teatrin me te mirenjohur ne "Bolshoi" mbas shfaqjes. Isha shume i lumtur dhe i emocionuar per kete titull qe m'u dha aq me teper ne kete teater.

Cilat jane sakrificat qe te eshte dashur te besh ne jete per te qene ky qe je sot?

Mund te them se jo vetem une por shume sakrifica i kane bere edhe prinderit e mi, per te me dhene mundesin qe une te ndiqja studimet e mia ne Milano. Karriera e nje balerini eshte e mbushur me sakrifica qe ne shkolle, sepse nuk ke kohe te lire per asgje tjeter. Gjithcka eshte shume e lodhshme dhe e komplikuar, si fizikisht, ashtu dhe psikologjikisht. Kur zgjedh rrugen e baletit, merr para sysh se duhet te heqesh dore nga shume kenaqesi te vogla ne jete, i dalja me miqte e tu apo argetime te tjera.

A keni nje rol tuajin te preferuar?

Por tani m'u ben shume vite qe punoj si balerin dhe kam interpretuar shume role, nuk mund te them se kam nje rol te preferuar, jane disa, megjithate mund te vecoj klasiket, qe me pelqen shume t'i kercej si "Manon Lescaut" "Giselle" "Liqeni i mjelmave", etj.

Po roli qe ju ka lodhur me shume per ta interpretuar cili ka qene?

Po kurfillon dhe merr nje rol per ta interpretuar, te gjithe kane lodhje. Por

zakonisht me te lodhshmit jane baletet e medha klasike, si "Liqeni i

Mjelmave", "Don Quixotte" "Romeo e Julieta" sepse jane shume te veshtira

per t'u interpretuar, per t;u perballuar fizikisht sepse jane shume te gjate.Pas shfaqja ka mbaruar dhe marr duartrokitjet e publikut jam komplet i boshatisur dhe me duket sikur kam punuar nje jave rresht.

Po sa i perket jetes suaj private, cili eshte statusi juaj civil?

Ne kete moment bashkejetoj me te fejuaren time Petra Conti dhe ajo balerin e pare e "Scala-s".

Si eshte nje dite e zakonshme e javes ne Itali?

Nuk kam shume kohe te lire sepse oret e provave na marrin nje pjese te dites. Cdo mengjes shkoj ne teater bashke me te fejuaren time dhe punojme ne sallen e provave te pakten 8 ore. Po patem shfaqje punojme deri vone ne darke. Kurse kur mbarojme "shpejt", shpesh shkojme te shohim spektakle si spektator ne teatro te tjera. Ndodh shesh qe jemi te detyruar te hame jashte, por per ne, nje dark e mire romantike eshte kur arrijme te gatuajme ne shtepi.

Cfare ju mungon me se shumti nga Shqiperia?

Me mungojne familjaret, me mungon Shqiperia, me mungon pjesa e

femijerise qe kam kaluar atje, koha qe kam kaluar ne shkollen e

baletit, dhe mbasi kam kercyer ne teatrot e gjithe botes me mungon

publiku shqiptar, pra te kercej per te.

Eris keto dite u nda nga jeta edhe profesori i madh Agron Aliaj. Mund te na thoni disa nga kujtimet tuaja qe lidhen me te?

Nuk kam pasur fatin te njoh personalisht profesor Agron Aliaj, por ndjehem shume i trishtuar per humbjen e nje pjese themelore te artit shqiptar. Nje koreograf qe ka krijuar historine e baletit shqiptar dhe qe i ka dhene nje kontribut te pa llogaritshem skenave shqiptare. Emri i tij do te jetoje per gjithmone ne zemrat e artisteve shqiptare. Perfitoj nga rasti te dergoj ngushellimet e mia te perzemerta familjes se tij.

A keni ju nje peng te parealizuar deri me tani?

Do te me pelqente shume qe te merrja patente si pilot avioni... ka ngelur endrra ime e pa realizuar.

Cilat jane projektet e radhes?

Projektet e mia jane te lidhura me programin e "Scala-s".. jemi duke pergatitur disa spektakle qe do te jepen ne vjeshte si: "Evgenij Onegin"," Raymonda", "Liqeni i Mjelmave" dhe "Giselle".

Cfare do t'i keshillonit balerineve qe jane ne hapat e tyre te para?

Eshte nje zanat me shume veshtiresi perpara, te mos heqin dore ne veshtiresite e para, por te besojne te vetja, te kembengulin sepse eshte nje zanat qe jep sodisfaksione te medha.... dhe te mos harrojne kurre, qe per te arritur sa me lart, duhet pune, pune dhe prape pune.

Po cfare ka ndryshuar ne jeten tuaj, qe nga momenti qe jeni primo balerino?

Te jesh balerin i pare eshte pergjegjesi shume e madhe dhe eshte nje

zgjedhje jete aspak e thjesht. Jam cdo dite nen vezhgimin e balerineve, kush per te mesuar dicka me shume nga une dhe dikush tjeter per te gjetur ndonje gabim, per te me kritikuar. Sot kur dal ne skene nuk me falet me asnje gabim. Por ne fund te spektaklit jam i kenaqur dhe shpesh mendoj se sa krenar jam qe jam i vetmi balerin i pare ne Scala qe eshte edhe i huaj dhe jam shqiptar.

A keni ju lidhje me shqiptaret e tjere atje?

Per fat te keq nuk kam shume kohe te lire per te udhetuar. Shume nga ata jetojne ne Rome, kurse une jam gjithmone ne Milano. Kur me eshte dhene mundesia i kam takuar jam kenaqur shume. Do te me pelqente shume te ishim me afer qe t'i takoja me shpesh.

Cila eshte ajo cilesi qe ju ben ju kaq te suksesshem?

Besoj se e vetmia cilesi, qe mund te them se me ka ndihmuar jashte mase, ka qene dhe eshte vullneti im per te tejkaluar limitet e mia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›