Rama-Grasso: Gati transferimi i të dënuarve

Së shpejti në burgjet tona do të transferohen të dënuar shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet italiane. Kjo ka qenë një nga pikat që ka diskutuar kryeprokurorja Ina Rama me Prokurorin Kombëtar të Antimafias Italiane Piero Grasso. Gjatë këtij takimi Prokurori Kombëtar i Antimafias Italiane Piero Grasso dhe Kryepropkurorja Rama janë përqëndruar në çështje konkrete në interes të dy palëve. Një nga këto është edhe mundësia e tranferimit të disa shtetasve të dënuar nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin e mbetur në Shqipëri, gjithçka në zbatim të të gjitha procedurave ligjore.
Ndërsa një çështje tjetër është edhe bashkëpunimi mes prokurorive për goditjen e krimit të organizuar, ku një nga këto është edhe bashkëpunimi i fundit në një operacion anti-drogë mes dy prokuorive dhe janë arrestuar 52 persona. Gjithashtu një nga temat e prekura në takimin mes prokurores së Përgjithshme Znj,Ina Rama dhe Prokurorit Kombëtar të Anti-mafias italiane Z.Piero Grasso ishte dhe njohja e vendimeve penale të shtetit Italian ndaj shtetasve shqiptarë. Nga ana e tij z.Piero Grasso,i bëri të njohur Kryepropkurores së Përgjithshme Znj Ina Rama hapat e ndërmara deri më tani për ratifikimin e marrëveshjes mbi ekstradimin e shtetasve, marrëveshje e nënshkruar kjo nga qeveria shqipatre dhe ajo italiane në Dhjetor të vitit 2007.