Fakte per manipulimin e votes ne Kuvend

Aleanca Kuq e Zi ka publikuar të tjera prova që vërtetojnë se votimi i datës 7 korrik 2011 për ligjin e censusit në Parlamëent është i manipuluar.
Dokumenti i parë i prezantuar nga Aleanca, që vërteton edhe njëherë tjetër se jemi përballë një skandali parlamentar, është lista zyrtare e deputetëve pjesëmarrës në atë seancë.
Zyrtarisht, sipas Kuvendit të Shqipërisë, në votimin e kryer në formë elektronike kanë votuar 71 deputetë nga të cilët edhe Lefter Maliqi dhe deputeti i ndjerë Gëzim Dibra.
Aleanca thotë se kjo listë-prezencë dhe listë-votimi, e siguruar në mënyrë konfidenciale nga Kuvendi, është tërësisht e RegjistrimiKombësia, “jo në census” “Vendimi Kushtetueses s’prek censusin” Ngjela përshëndet Kushtetuesen falsifikuar, pasi të dy deputetët ndodheshin jashtë vendit, përkatësisht njëri në Itali dhe tjetri në Turqi, këto të faktuara nga biletat e avionit.
Gjithashtu, në mënyrë konfidenciale nga sistemi TIMS që rregjistron të gjitha hyrje-daljet në pikat kufitare, Aleanca ka zbuluar se deputeti i ndjerë Gëzim Dibra e ka lënë Shqipërinë më datë 19 qershor 2011, duke udhëtuar me linjën “AlItalia”.
Ndërsa deputeti Lefter Maliqi kishte udhëtuar me linjë “Charter” dhe se në sistemin TIMS si datë daljeje nga Shqipëria është 1 korrik 2011 dhe hyrje data 12 korrik 2011, pra 5 ditë më vonë nga data kur është votuar në Parlament dhe vota e tij është numëruar pro.
Edhe nga fotot e publikuara nga Aleanca Kuq e Zi duket qartë që vota e dy deputetëve është keqpërdorur nga koleget e tyre, duke shkelur parimin kushtetues që “vota e deputetit nuk delegohet”.
Përfaqësues të Aleancës përballë këtyre fakteve kanë theksuar se prova e fundit e list-prezencës vërteton se manipulimi ka qenë i mirorganizuar dhe jo i rastësishëm.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Lushnjë, dyfishohen eksportet bujqësore
22 mije ton perime dhe fruta rezultojne të jenë eksportuar këtë vit nga fermeret e Lushnjës. Kjo sasi eshte dyfishi eksporteve te nje viti me pare.
Helmohen dasmorët, 30 persona të intoksikuar
Rreth 30 dasmorë nga Berati kanë ngelur të intoksikuar në një dasmë në Divjakë të Lushnjes, ndërkohë që 10 prej tyre ndodhen pranë spitalit infektiv në Berat duke marë ndihmën mjeksore. Hipotekimi i pallateve, Basha: Do të nisë procesi
Qyetaret që prej vitesh banojnë në pallate të pahipotekuara, në muajin nëntor do të nisin të pajisen me certifikatë pronësie pavarësisht shkeljeve që mund të ketë bërë ndertuesi. Tiranë, ndryshon sheshi Skëndërbej
Bashkia e Tiranës nis punimet në sheshin Skëndërbej për ta rikthyer atë në gjendjen e mëparshme.
Dhunohet Top Channel!
Polica bashkiake në vend që të pengojë ndërtimet pa leje, bëhet palë me abuzuesit të cilët ndërtojnë në një pronë private të kontraktuar me qira nga Top Channel me Ministrinë e Ekonomisë tek ish-ambientet e Kinostudios Shqipëria e Re, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.
Lajmet kryesore
Kuvend, debate mes maxhorancës dhe opozitës
Ruci: Të zgjidhim krizën, Patozi: Jo pazar me integrimin
Berisha: Mirëpresim propozimet e opozitës
PS: Mafia italiane në biznesin e mbetjeve
Hipotekimi i pallateve, Basha: Do të nisë procesi
Aksidente nëpër rrethe, dy të vdekur