E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filma holandezë në Tiranë

22/09/2011   “Dhe deti nuk ishte më”, filmi i regjisorit Bert Haanstra, 24 minuta, prodhim i vitit 1956 është ai që ka vijuar dje javën e filmit holandez në Tiranë.

Më 1932, kur holandezët filluan të ndërtonin digën e ashtuquajtur Afsluitdijk, bregu i detit Zuiderzee ishte kthyer në Liqenin Ijsselmeer. Nga mesi i viteve pesëdhjetë, ndalesat me pendë u ndërtuan njëra pas tjetrës. Fshatrat e peshkatarëve si: Bunschoten, Spakenburg, Harderëijk, Volendam dhe Edam duke përfshirë kulturën e tyre të pasur dhe traditën patën pasoja të thella nga këto ndryshime. Ata po shihnin me sytë e tyre fundin e mënyrës së tyre të jetesës. Ky është sinopsi i filmit që u pasua nga shfaqje të tjera prodhimesh kinematografike.

“Para Përmbytjes”, me regjisor Jos de Putter, 58 min, dokumentar-artistik, 2006, me produksion nga Petra Goedings, Wink de Putter ishte filmi tjetër i shfaqur dje. Ky dokumentar nga Jos Putter është një “Dokumentar i së ardhmes”, pjesërisht i vendosur në Holandë në vitin 2070 kur duket se pjesa më e madhe e vendit do të jetë nën ujë. Regjisori u qaset njerëzve që merren me ndryshimet klimatike dhe administrimin e ujërave për të gjetur në ç’drejtim po shkojnë gjërat. Filmi është një kombinim i dramës dhe realizmit, historisë dhe të ardhmes, shkencës dhe fesë, historisë së filmit dhe efekteve speciale. Pas shfaqjes së filmave, dr. Zagonjolli foli shkurtimisht duke lidhur përmbajtjen dramatike të dokumentarëve me përvojën/ekspertizën holandeze për sa i përket administrimit të ujërave. Në përfundim u rezervua një kohë e shkurtër për pyetje-përgjigje.

Sot, më 22 shtator java holandeze do të vijojë me “Lojë e stuhishme”, me regjisor Ruth Meyer, një film i shkurtër eksperimental, 12 minuta, prodhim i 2010-ës (pa fjalë). Me produksion nga Ruth Meyer & Carmen Cobos, interpretojnë: Michael Schumacher, Ederson Rodriques Xavier.

Dy balerinë dhe dy kuaj Frisian përfshihen në një “Kërcim” që nxjerr në pah faza të ndryshme në zhvillimin e një miqësie unike. Takimi krijon një portret të të dy çifteve duke pasqyruar në lëvizje përvojën e zhvillimit të një miqësie, nga takimi i parë deri në ndarje.

“Stuhia” me regjisor: Ben Sombogaart, është film artistik, 100 min, 2009, me produksion nga Nijenhuis & de Levita Film &TV BV që shfaqet në kuadër të javës së filmit holandez.

Julia, një nënë e re, mezi shpëton nga përmbytja e fermës së familjes së saj, por rrymat e marrin përpara dhe e largojnë nga foshnja e saj. Kur shpëtohet nga një toger i ushtrisë, ajo dhe shpëtimtari i saj kthehen në zonën e fatkeqësisë, kundër evakuimit masiv, të vendosur të gjejnë fëmijën e saj. E vendosur gjatë fatkeqësisë më të madhe natyrore në historinë moderne holandeze kur digat jug-perëndimore ranë për shkak të erës dhe ujit më 1953, duke sjellë për pasojë përmbytje pjesësh të mëdha të provincave të Zeeland, Zuid-Holland dhe Noord Brabant, duke shkatërruar fshatra të tërë dhe duke vrarë “me mijëra”, “Stuhia” është i pari film artistik që trajton këtë traumë kombëtare. Interpretojnë: Sylvia Hoeks, Barry Atsma, Dirk Roofthooft.

Ndërkohë te Marubi nga 25-30 shtator mbahet edhe edicioni i 6-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, IHRFFA.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›