E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Mafia italiane ne biznesin e mbetjeve


Edhe pse opozita e kundërshtuar fort ligjin për menaxhimin e mbetjeve, maxhoranca e miratoi draftin në punimet parlamentare të së enjtes,

Më herët opozita ka kundërshtuar fort ligjin për menaxhimin e mbetjeve në parlament dhe ka akuzuar deputetët e maxhorancës për lejim të importit të mbetjeve, mes tyre dhe të rrezikshme, pasi vendi yne ka mungesë kapaciteti për kontrollin e tyre.

"Nismat tuaja i janë prezantuar vendit, duke nisur nga propozimet për përpunimin e mbetjeve të vendit me impiante djegëse, por duke sjellë mbetje edhe nga jashtë, si dhe për depozim lëndësh deri radioaktive në minierat e braktisura Camorra dhe Ndrangheta, sytë për plehrat i kanë nga Shqipëria, sepse në Shqipëri po miratohet një pr/ligj për trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe se qeveria shqiptare po i hap dyert këtij projekti

të vendit. Vende të varfëra si i yni, janë targete të mëfias që operon fuqishëm për të ndjerrë përfundime marramendëse nga depozimi dhe asgjësimi i mbetjeve të rrezikshme. Për fat të keq, tranzitimi i mbetjeve përmes territorit tonë, mbart rreziqe për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe predispozicionit të lartë korruptiv që është kthyer në një problemet e shoqërisë shqiptare. Ndonjë ditë nuk është cudi të mësojmë se problemi i ndotjeve po zgjidhet me ndonjë nga klientët e pushtetit të lidhur, kur dihet se grupe te ndryshme e shohin Shqipërinë, si një oaz ku mund të fitohet në mënyrë marramendëse nga depozitimi i lëndëve të rrezikshme", tha Ruka.

Ndërsa deputeti Arben Malaj iu drejtua deputetëve të mazhorancës duke u shprehur se me ligjin e propozuar prej tyre, cdo investitor shqiptar ka të drejtë, të ngrejë një fabrikë sa më të madhe dhe pas gjashtë muaj t'i  vërtetojë qeverisë se nuk ka më kapacitet sepse dihet teorikisht kapaciteti maksimal imbetjeve në shqipëri.

"Ju do të nxisni investimet në këtë industri, e cila nuk do të ketë në thelb pastrimin e ambientit shqiptar, por biznesin me mbetjet", tha Malaj.

Në fjalën e tij, deputeti tjetër socialist Taulant Balla u shpreh se projektligji është i porositur nga interesa mafioze nga vende të tjera që duan medoemos, që të ndërtojnë në Shqipëri impiante të përpunimit dhe të groposin plehrat e tyre.

"Sipas projektit Skorja, volumi i dytë i hartuar nga Agjencia Rajonale për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Ambientit, me qendër në Pulja, Shqipërisë i duhen shumë impiante jo vetëm për plehrat e veta, por edhe për plehrat e Europës. Në këtë raport thuhet që në planet e parashikuara, të konsultuara me qeverinë shqiptare, janë këto ndërmarrje të mëdha, për ndërtimin e vendpërpunimit të plehrave. Si vende përpunimi janë Vlora, Elbasani, Berati, Gjirokastra, me vlerë totale janë 120 milionë euro", tha Balla.

Sipas tij, të dhënat e Wikileaks tregojnë ndër të tjera edhe se cfarë ka shkruar konsulli amerikan në Napoli. "'Camorra dhe Ndrangheta, sytë për plehrat i kanë nga Shqipëria, sepse në Shqipëri po miratohet  një pr/ligj për trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe se qeveria shqiptare po i hap dyert këtij projekti'. Konsulli i shkruan Departamentit të Shtetit që të merren masa, që të njoftohet qeveria shqiptare që të marrë masa për këtë rrezik që i kanoset nga dy grupet më të mëdha mafioze në Itali", tha Balla.

Ligji per menaxhimin e mbetjeve ka nje kosto prej 132 milion euro, nje pjese e te cilave do te shkoje per ndertimin e landfilleve.

"Ky ligj parashikon importimin e mbetjeve vetëm për qëllime riciklimi dhe ndalon importimin e mbetjeve për qëllime të tjera, depozim, grumbullim të mbetjeve të rrezikshme", tha Drejtori i Politikave ne Ministrine e Mjedisit, Pellumb Abeshi.
 
Deputet e opozites kane kundershtuar 50 % te neneve te ketij ligji dhe kane theksuar se lejimi i importit te mbetjeve ne vend po shtyhet nga biznese te medha qe merren sot me kete industri. Ligji per menaxhimin e mbetjeve eshte pjese e rekomandimeve te Bashkimit Europian.

Sondazh

A jeni dakord per importimin e mbetjeve, me qellim riciklimin e tyre ne Shqiperi?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_378'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(378); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Kuvend, debate mes maxhorancës dhe opozitës
Integrimi në Bashkimin Evropian dhe puna që duhet bëjë klasa politike shqiptare për plotësimin e 12 prioriteve solli debat në punimet e së enjtes në parlament mes maxhorancës dhe opozitës. Berisha: Opozita qëndrim bllokues
Kryeministri Sali Berisha deklaron se opozita po tregon një qëndrim bllokues në votimin e ligjeve të rëndësishme. Duke folur për mediat nga New York-u, ku mori pjesë në punimet se sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Berisha theksoi se opozita e ka përdorur pushtetin e saj për të bllokuar.
Kur do marrë fund lufta e pushtetit kundër “Top Channel”-it?
Mustafa Nano - Po ndiqja parmbrëmë në TV ngjarjen në ish-Kinostudio, dhe të them të drejtën, ish një ngjarje që më kapi në befasi. Me vendimin për të prishur Piramidën, e quaja të mbyllur historinë e karfosjes mes pushtetit të Berishës dhe “Top Channel”-it. Berat, Këshilli i Qarkut “kalon” djathtas
Këshilli i Qarkut në Berat do të drejtohet nga koalicioni i Aleancës për Qytetarin. Petrit Sina u zgjodh kryetar i qarkut, pasi katër këshilltarë socialistë kaluan me Partinë Demokratike dhe LSI-në.
SHBA, presion Tiranës për Iranin
Një përpjekje e Teheranit për t’ju afruar Shqipërisë, u ndoq me shumë vëmendje nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe sekretarja Clinton i kërkoi qeverise shqiptare të mos nënshkruajë asnjë marrëveshje me Iranin.

Lajmet kryesore

Kuvend, debate mes maxhorancës dhe opozitës
Ruci: Të zgjidhim krizën, Patozi: Jo pazar me integrimin
Hipotekimi i pallateve, Basha: Do të nisë procesi

Berisha: Opozita qëndrim bllokues
Aksidente nëpër rrethe, dy të vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›