Berisha Mirepresim propozimet e opozites

Kryeministri Sali Berisha ka fajësuar opozitën për prapambetjen e Shqipërisë në proceset e integrimit evropian.
Në një intervistë për VOA nga Nju Jorku, Berisha është shprehur se bllokimi i këtij procesi ka ardhur si pasojë e politikave bllokuese të opozitës.
“Brukseli ka bërë punën e tij, bllokimi është në Tiranë. Nëse është pritur deri në ditën e fundit për të mos votuar ligjet për reformat, kjo ka pasur qëllimin e vetëm për të bllokuar këtë proces”, ka deklaruar Berisha.
Sipas tij, nëse kërkohet që të Ne i mirëpresim propozimet e opozitës. Është e drejtë e opozitës për të kërkuar rishqyrtim të këtyre ligjeve në komisionet parlamentare, por ne urojmë të mos jetë një taktikë bllokuese
Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë nisë puna për reformën zgjedhore, kjo nuk është cështje e Burkselit, por e Tiranës.
“Është cështje e atyre që kanë zgjedhur bllokimin e një procesi që kërkon ligje me 3/5. Opozita është e njohur për bllokimet e saj, që i ka bërë edhe për vizat, por nuk ia arriti pasi vizat nuk kërkonin ligje”, ka pohuar Berisha.
Megjithatë, kryeministri është shprehur optimist për nisjen e një kapitulli të ri, gjatë të cilit të implementohen reformat, në vecanti ajo zgjedhore, sipas rekomandimeve ndërkombëtare.
“Gjithësesi, e shkuara mund të mbyllet dhe të votohen ligjet, të bëhet reforma zgjedhore dhe të adresohen rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet. Statusi i kandidatit Shqipërisë i është caktuar me kusht që të plotësohen këto kërkesa”, ka deklaruar Berisha.
“Nga ana e saj, qeveria i ka plotësuar dhe po i plotëson kërkesat që nuk janë me 3/5. Ndërsa opozita ka përdorur pushtetin e dhënë nga qytetarët jo për të votuar, por për të bllokuar, ashtu sic bëri me vizat. Uroj që të jenë nxjerrë mësimet e duhura nga politika e bllokimeve, pasi në zgjedhjet lokale qytetarët i dhanë asaj politike përgjigjen e merituar”, ka vijuar kryeministri.
“Në vitin 2009 reforma u bë në një kohë optimale. Mund të bëhet edhe tani. Ne i mirëpresim propozimet e opozitës. Është e drejtë e opozitës për të kërkuar rishqyrtim të këtyre ligjeve në komisionet parlamentare, por ne urojmë të mos jetë një taktikë bllokuese”, ka theksuar Berisha.
Më tej kreu i qeverisë ka përsëritur deklaratat e bëra një ditë më parë në bursën e Nju Jorkut, Nasdaq dhe në kanalin prestigjoz amerikan CNBC, se Shqipëria nuk është prekur nga kriza greke e borxhit.
“Në shqipëri investimet u rritën me 315 për qind, eksportet me 300 për qind, u realizuan programet e punëve publike në një kohë rekord. Duke vlerësuar të gjitha këto, është reale se kriza ka pasur reflektimet e saj. Nëse s’do kishte qenë ajo, rritja ekonomike nuk do kishte qenë 3 ose 4 për qind, por 13 për qind”, ka shtuar Berisha.
Ndërsa përsa u përket cështjeve ndërkombëtare që po trajtohen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Berisha është pyetur nga VOA për Palestinën, për të cilën ka thënë se: “Duhet dialog intensiv”.
Reformat
Kuvend, debate mes maxhorancës dhe opozitës
Berisha: Opozita qëndrim bllokues
Reforma zgjedhore
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika PS: Mafia italiane në biznesin e mbetjeve
Edhe pse opozita e kundërshtuar fort ligjin për menaxhimin e mbetjeve, maxhoranca e miratoi draftin në punimet parlamentare të së enjtes, Kur do marrë fund lufta e pushtetit kundër “Top Channel”-it?
Mustafa Nano - Po ndiqja parmbrëmë në TV ngjarjen në ish-Kinostudio, dhe të them të drejtën, ish një ngjarje që më kapi në befasi. Me vendimin për të prishur Piramidën, e quaja të mbyllur historinë e karfosjes mes pushtetit të Berishës dhe “Top Channel”-it. Berat, Këshilli i Qarkut “kalon” djathtas
Këshilli i Qarkut në Berat do të drejtohet nga koalicioni i Aleancës për Qytetarin. Petrit Sina u zgjodh kryetar i qarkut, pasi katër këshilltarë socialistë kaluan me Partinë Demokratike dhe LSI-në.
SHBA, presion Tiranës për Iranin
Një përpjekje e Teheranit për t’ju afruar Shqipërisë, u ndoq me shumë vëmendje nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe sekretarja Clinton i kërkoi qeverise shqiptare të mos nënshkruajë asnjë marrëveshje me Iranin. Arsimi publik është në duar të militantëve
Mustafa Nano - Dje, në “Shqip” ishte publikuar një letër, që një mësuese nga Korça, Ana Verushi, ia dërgonte ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj.
Lajmet kryesore
Kuvend, debate mes maxhorancës dhe opozitës
Ruci: Të zgjidhim krizën, Patozi: Jo pazar me integrimin
PS: Mafia italiane në biznesin e mbetjeve
Hipotekimi i pallateve, Basha: Do të nisë procesi
Aksidente nëpër rrethe, dy të vdekur