Ngrihet pallat mbi një teqe, largohen eshtrat me fadromë
22/06/2011 Bektashinjtë në konflikt me ndërtuesin
ELBASAN-Komuniteti Bektashian ka protestuar ndaj një ndërtuesi duke e akuzuar atë për zhdukje të eshtrave të klerikëve bektashinj që sipas këtij komuniteti gjendeshin në truallin e ish-Teqes. Gërmimet për themelet e një pallati në lagjen “Partizani” mbi vendin e quajtur “Pusi” që lahet vetë në qytetin e Elbasanit në territorin që më parë ka qenë Teqe kanë sjellë reagimin e bektashinjve, por edhe të banorëve të zonës. Sekretari i gjyshatës së bektashinjve në Elbasan, Olsi Karaj, thotë se pasi janë gërmuar gjatë gjithë natës me mjete e ekskavatorë dje në mëngjes kanë gjetur vetëm një kockë dhe një gur varri. Bektashinjtë pretendojnë se duhet të ishin lajmëruar për këto gërmime për të marrë eshtrat e klerikëve të tyre. Ai thotë se ekzistojnë dokumentet që e vërtetojnë pretendimet e komunitetit bektashinj mbështeten edhe nga banorët e zonës, të cilët thonë se për këtë vend nuk duhet të ishte dhënë leje ndërtimi, pasi është vend i shenjtë. Ndërkohë firma ndërtuese hedh poshtë pretendimet e bektashinjve, duke deklaruar se nga gërmimet nuk ka dalë në pah asnjë eshtër dhe se kjo zonë është pastruar një herë nga varret shumë kohë më parë. Ndërkohë pritet që kjo protestë të vazhdojë pasi Komuniteti Bektashian ka kërkuar që Bashkia t’i pezullojë punimet firmës dhe të gjenden eshtrat e të parëve të tyre të hedhura nga mjetet e firmës në një vend larg sheshit për ndërtim. L. Lleshi