“Fakte të rënda për aferën e djegësave”, Shehaj: U morën kredi në kohën e COVID, garanci pagat e punonjësve

Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj dhe deputeti Petrit Vasili kanë bërë publike fakte të reja për atë të cilën e konsiderojnë afera e djegësave (inceneratorët).
Në fjalën e saj, Shehaj deklaroi se bëhet fjalë për tre kompani të cilat kanë marrë kredi dhe si garanci janë vënë paratë e qytetarëve shqiptarë. Shehaj theksoi se sipas një kontrate të vitit 2020, është marrë kredi duke u bazuar te VKM për COVID me garanci pagat e punonjësve.
“Bëhet fjalë për tre kompani, e para kredimarrja që ka bërë kompania. Në datën 15 nëntori 2016 kompania merr një kredi 12.2 mln dollarë, por ajo që e bën edhe më të rëndë faktin është se dorëzansi për ketë kredi është edhe kompania Albtek Energy, ajo që ka marrë ndërtimin e incernatorit të Fierit. Është e qartë si këto kompani janë palë të lidhura. Kontrata tjetër është në 2019. Albtek Energy sërish, dhe e vetmja garanci qe kane keto kompani janë të ardhurat dhe kontratat koncesionare që kanë përfituara nga shteti shqiptar. Pra barra, pengjet, sekuestrimi kalon tek buxheti i shtetit shqiptar.
Kontratë kredie tjetër, në 2020, ku kanë marrë kredi duke u bazuar tek VKM per covidin me garanci sovrane per pagat e punonjësve. Kjo kompani nuk ishte në gjendje të paguante punëtorët, por duhet të merrte kredi dhe garanci janë paratë e popullit shqiptar. Shtator 2020, kompania ITS ne vendimin e asamblesë se ortakeve vendos të përfitoje nga riskedulimi i kredive për shkak të covidit perfiton bazuar urdhrit te kryeministrit dhe guvernatorit.
Pika dy, kredia që është marrë për pagat dhe pika 3 është miratimi për marrjen e një kredie prej 3 mln dollarë me afat 5 vjecar për rimëkëmbjen e aktivitetit me garanci shtetërore sipas VKM 387 te 113 majit 2020”, deklaroi Shehaj.
/rtsh.al/