E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta: Mos prisni që Evropa të na qajë hallin, kanë të tyret

Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, ka zhvilluar sot pasdite një takim me strukturat e PL-së në Vlorë. Gjatë këtij takimi ai ka theksuar se PL kërkon që populli të marrë kontrollin dhe se nuk duhet të presë që popullit t’ia  qajë hallin Evropa. Meta shprehu besim tek populli dhe tek vlonjatët.

“Mos prisni të na qajë hallin Evropa. Kanë hallet e tyre. Kur ngrihet populli, të gjithë thonë jemi me popullin. Askush nuk rri pa gjumë për fëmijët tanë. Është detyra jonë të ngremë popullin dhe kjo do të ndodhë. Kur bëra thirrjen e 2 marsit, bëra vetëm thirrje në Facebook. Kisha besim se qytetarët do vinin. Ishte ligji për betimin e Gjykatës Kushtetuese. Ata donin të betoheshin tek noterët e privatët tek Lana. Kam besim se gjërat do ndryshojnë shumë më shpejt seç mendoni edhe ju. Janë pjekur faktorët. Ky sistem luftohet me anti- korrupsion e jo me intriga, me përballje direkte. Ndaj edhe zbardhja e aferave do të sjellë tronditje të mëdha shumë shpejt. Të paparashikueshme për këdo që ka parasysh se ç‘ka ndodhur këto 9 vite. Përfundimisht, edhe bota e ka kuptuar se ç’sharlatan është ky kryeministër”, tha Meta.

Sipas tij, çështja e detit me Greqinë do të rikthehet sërish në shtator. Sipas Metës, kryeministri Rama qëndron në krah të palës greke për interesat e tij.

“Shikoni si e ka menaxhuar çështjen e detit me Greqinë. Do hapet fort në shtator, pasi është bërë avokat i palës tjetër. Këtë e bën jo se do të rregullojë marrëdhëniet me Greqinë, por i intereson për pazaret që ka bërë me kompanitë për shpimin e gazit, e sa e sa akte të tjera që janë të rënda. Të gjitha këto kanë ndodhur sepse s’ka pasur opozitë. Basha ishte i blerë. Trup të kenë të gjithë ata që kanë djegur mandatet.  Ore trup të kenë të gjithë ata që kanë djegur mandatet, PD-LSI, përfshirë dhe mikun tim, Petrit Vasili. Turp të keni! Unë nuk e kam djegur mandatin tim. Mandatet ishte një kurth. E provuan ata, po unë nuk e lëshova zyrën time.”- tha Meta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›