Faktet e PS-se Tiranes iu hoqen 506 vota
Hetimi i pamjeve filmike nga grupi i eksperteve te Partise Socialiste gjate numerimit ne 11 KZAZ-te e Tiranes duke i krahasuar ato me procesverbalet e grupeve te numerimit dhe tabelen perfundimtare te KQZ sipas PS ka hedhur drite mbi ate qe ata e cilesojne nje krim i organizuar elektoral. Dy jane elementet sipas socialisteve qe kane cuar ne kete mosperputhje prej te cilave perfitoi kandidati rival i PD-se i cili ne fund te rinumerimit te votave nga KQZ rezultoi ne avantazh me 93 vota ndaj kandidatit Rama. Votat e futura jashte sistemit te votimit eshte njeri prej argumenteve tashme te njohur. Ketij argumenti socialistet i shtojne nje tjeter ate te fleteve te munguara ne kuti nje fakt i ri i zbuluar nga keqyrja e fundit e pamjeve filmike te KZAZ-ve. Nga tabela perfundimtare e KQZ krahasuar me procesverbalet e grupeve te numerimit ne 175 qendra votimi mungojne 506 flete votimi per te cilat KQZ nuk ka dhene pergjigje apo nuk ka hetuar se ku kane shkuar keto flete votimi qe ne vetvete jane vullneti i 506 qytetareve te Tiranes.
Ka edhe nje tjeter rast kur numri i votave eshte me i vogel se numri i votuesve. Ne qendren e votimit 1696 sipas tabeles perfundimtare te KQZ pas rinumerimit rezultojne se kane votuar 456 persona vota te pavlefshme minus 6 te vlefshme 254 per Edi Ramen 233 per Lulzim Bashen dhe 3 per Hysni Milloshin.