E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konstituimet prefektet e nisin me bashkite e PD-se

Procesi Dje moren zyrtarisht detyren edhe te zgjedhurit e Fierit Krujes e Kucoves

Procesi i konstituimit te keshillave vendore dhe kryetareve te bashkive e komunave te dale nga zgjedhjet e 8 majit ka nisur tashme me nje ritem te shpejte. E gjithe kjo jave dhe java pasardhese pritet te permbyllin krejt procesin e konstituiveve me perjashtim te Bashkise se Tiranes dhe disa komunave qe nuk kane ende rezultat te certifikuar. Ne ditet e para te procesit eshte vene re se prefektet jane kujdesur te konstituojne te parat ato bashki ku ka fituar koalicioni i Partise Demokratike dhe pastaj te vazhdojne me bashkite e tjera qe ne shumice derrmuese jane fituar nga koalicioni i PS-se. Keshtu ndodhi ne Qarkun e Beratit ku bashkia e pare qe u konstituua ishte ajo e orovodes qe u fitua nga LSI dhe me pas i erdhi radha Beratit e Kucoves. Ne Qarkun e Fierit ishte Bashkia e Roskovecit e para qe u be zyrtarisht me kryebashkiak e keshill te ri pastaj i erdhi radha Bashkise se Fierit qe u konstituua dje. Edhe ne Qarkun e Durresit procesi filloi me Bashkine e Krujes me te rendesishmen qe mori koalicioni i djathte ne kete qark.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›