E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Dialogu politik kusht per integrimin

Ambasadori i BE-se

Bashkimi Europian u ben thirrje politikaneve shqiptare qe te vendosin vullnetin dhe dialogun politik ne themel te procesit integrues te vendit. Drejtuesi i Zyres se Komisionit Europian ne Shqiperi ambasadori Etore Sequi tha dje se Bashkimi Europian eshte shume i angazhuar per te ndihmuar Shqiperine por gjithcka eshte ne duart e vete shqiptareve. Shqiperia nevojitet te kete me shume besim te vetja. Kur dikush nuk beson te vetja as te tjeret nuk besojne tek ai. Komisioneri Fule ka thene se nuk eshte ai qe po kerkon te anetaresohet ne BE sepse ai tashme eshte anetar. Pa vullnet politik pa dialog politik procesi i integrimit eshte si nje biciklete pa timon qe nuk mund te shkoje shume larg. BE nuk e detyron dot Shqiperine qe te kete vullnet te mire. Ky eshte vendi juaj pergjegjesia juaj. BE mund te jape disa arsye bindese se perse integrimi eshte i nevojshem por me ne fund perseri eshte vendimi juaj tha ambasadori Sequi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›