E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faktet e prokurorisë dhe Dritan Priftit

Akuza: Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se një pjesë e mirë e naftës virgin përzihej me naftën e importuar në Shqipëri dhe në këtë mënyrë u shtohej shqiptarëve me një çmim rreth 150 lekësh. Të fituara në këtë rast kanë qenë kompanitë private, të cilat shtonin litrat e naftës dhe të humbur në këtë rast janë shtetasit shqiptarë dhe vetë shteti.

Prifti: Kam informuar edhe Kryeministrin, edhe ministrin e Financave, që në Shqipëri ka pasur një kontrabandë të jashtëzakonshme të naftës, ku unë kam dyshimet e mia të plota dhe kam vënë në dijeni dhe Kryeministrin e ministrin që në këtë lojë kontrabande ka qenë e përfshirë Policia e Shtetit, doganat dhe tatimet e Republikës së Shqipërisë. Karburantet merreshin nga ARMO, niseshin gjoja për t’u transportuar në Kosovë, Maqedoni dhe bëheshin dokumente eksporti false dhe ajo shitej në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›