E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti - Akuzat për trafik armësh/Zbehet fronti i “spurdhjakëve politikë” - asnjë kërkesë për komision hetimor parlamentar

16-07-2012 / Gazeta 55

Në reagim të deklaratës së deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla në lidhje me procedurat për kontrollin parlamentar, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për Komision Hetimor Parlamentar.
Deputeti i PS-së, Balla bëri të ditur se “ka më shumë se 1 vit që në sirtarët e Jozefinës mbahet peng një projektligj i përgatitur nga ekspertë britanikë, në kuadër të një projekti të posaçëm të financuar nga OSBE, për mbikëqyrjen parlamentare të institucioneve të inteligjencës”.
Ai tha se “vetëm 3 ditë më parë përsëri kryetari i komisionit Leonard Demi, ka dërguar edhe një shkresë tjetër për fillimin e kontrollit, në të cilën janë parashtruar edhe 8 nëngrupet për 8 nën-çështjet që kanë bërë të domosdoshëm kontrollin parlamentar në këtë ministri, mbi të cilën rëndojnë, e përsëris, dyshime të forta për trafik armësh dhe përgjime të paligjshme”.
Por, në sens të kundërt me atë që deklaron socialisti, Balla reagimi zyrtar i Kuvendit është se socialistët edhe pse kanë vërshuar me akuza, sharje dhe fyerje ndaj Ministrisë së Mbrojtjes se po trafikon armë në shkelje me ligjet e shtetit si dhe po përgjon deputetët e opozitës përmes Shërbimit Informativ Shtetëror, nuk i janë drejtuar zyrtarisht instancave shtetërore për ngritjen e mekanizmave të duhur të hetimit që mund të çojnë në zbardhjen ose rrëzimin e pretendimeve të Partisë Socialiste.
Veprimi i PS dhe ky prapa-kthehu i pavullnetshëm, për shkak të tymnajës së akuzave ndaj Arben Imamit, e bën kauzën e PS-së si çdo pretendim tjetër që ka patur në thelb sulmet ndaj mazhorancës dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar. Rezultati përfundimtar ka qenë se opozita e shpifjeve e përbërë nga spurdhjakë të gjithanshëm, s’di gjë tjetër veçse të mashtrojë, shajë dhe fyej çdo institucion shtetëror.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›