E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti/Banda e Artan Shkëmbit vë në provë prokurorinë dhe gjithë shtetin shqiptar

06-01-2013 / Gazeta 55

Kurajoja e Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucion i cili s’iu nënshtrua rrjetës që mbronte korrupsionin e Bashkiakut të Pogradecit, tani ka vënë në provë vullnetin e institucioneve të shtetit shqiptar, për të luftuar deri në fund korrupsionin. Prokuroria duhet të ndjekë të njëjtin ritëm gjatë hetimeve, ndërkohë që në kauzë janë thirrur edhe institucionet e tjera kushtetuese, që kanë në vartësi organet e pushtetit vendor 

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi është zyrtarisht i paditur për ndjekje  penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas zbatimit të programit të auditimit në këtë njësi vendore, për një sërë shkeljesh me pasoja të rënda financiare për shtetin.
KLSH inicioi dy ditë më parë kallëzimin penal për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë dhe ankande publike të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal, për kryetarin aktual të Bashkisë Pogradec, Artan Shkëmbi, si dhe dy nënkryetarët dhe tre drejtues të tjerë të kësaj bashkie.
Gjithashtu, KLSH ka konstatuar veprime të kundraligjshme në lidhje me nënshkrimin e kontratave të qerasë, ambiente ndërtese dhe oborre të fondacionit “EDU-PRO”, themelues i të cilit është titullari i institucionit, kryetari i Bashkisë, Artan Shkëmbi. Raporti i auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit konstaton se nga këto shkelje, dëmi financiar është afro 470 milionë lekë. Pra, nga këto të dhëna të dokumentuara dhe të vëna në dispozicion të organeve të hetimit, rezulton se në Bashkinë e Pogradecit, banda mafioze e uzurpimit të fondeve publike, ka lulëzuar për vite të tëra në kurriz të taksapaguesve të këtij qyteti.
Sikurse kuptohet, mafia e tenderëve, lejeve të ndërtimit dhe përfitimeve nga më të rëndomtat, në shkelje ligjore dhe në konflikt të hapur interesi, ka vepruar i pa shqetësuar nga instancat e larta shtetërore. Por, abuzimi me fondet publike të taksapaguesve shqiptarë, ka një fund.
Kontrolli i ushtruar vetëm pak ditë më parë nga institucioni ekselent në garantimin e transparencës (KLSH), është vetëm maja e ajsbergut të abuzimeve të rënda financiare, të Artan Shkëmbit në Bashkinë e Pogradecit.
Me depozitimin e kallëzimit penal ndaj tij (detyrë të cilën Kontrolli i Lartë i Shtetit e ushtroi në mënyrë të shkëlqyer), i vjen radha Prokurorisë për të çuar hetimet në një stad përparues në zbardhjen e të gjitha shkeljeve financiare të Artan Shkëmbit.
Agjencitë ligjzbatuese kanë përpara një nga rastet ku abuzimet financiare të pushtetarit vendor (Artan Shkëmbi) janë në sy të të gjithëve dhe pikërisht ky fakt është domethënës dhe përcaktues për procesin zinxhirë sesa funksionale janë institucioneve shtetërore. 

Shkeljet e Artan Shkëmbin në Bashkinë e Pogradecit

- Në zonën e qendrës së qytetit janë dhënë një sërë lejesh sheshi dhe ndërtimi në mungesë të Planit të Përgjithshëm Rregullues dhe të Studimit Urbanistik Pjesor të qendrës së qytetit të miratuar në KRRTRSH, veprime këto të kryera në kundërshtim me ligjin “Për Urbanistikën” dhe “Për dhënien e lejeve të ndërtimit në qendrat e qyteteve”
- Nga auditimi i procedurave të prokurimit në këtë bashki janë konstatuar veprime të kundërligjshme, që kanë sjellë dëme të konsiderueshme në lekë. Ato kanë të bëjnë me shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera publike si tenderi me objekt “Rikonstruksioni i stadiumit dhe ambienteve rreth tij”, për të cilin është skualifikuar pa të drejtë ofertuesi me ofertën ekonomike më të vogël në vlerën 3,429,652 lekë, e cila përbën dëm ekonomik, si dhe përsa i përket zgjedhjes së procedurave të prokurimit në kundërshtim me ligjin për tenderin me objekt “Rikonstruksioni i Shëtitores 10 Dëshmorët e Pojskës” etj.
- Nga auditimi kanë rezultuar një sërë veprime të kundraligjshme në lidhje me nënshkrimin e kontratave të qerasë për ambiente në interes të institucioneve të treta në dëm të interesave të institucionit  dhe në kushtet e konfliktit të hapur të interesit si në rastin për kontratën e marrjes me qira ambiente ndërtese dhe oborre të fondacionit “EDU-PRO”, themelues i të cilit është titullari i institucionit, kryetari i Bashkisë.

Dëmi i shkaktuar, 470 milionë lekë
Në total nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, si pasojë e veprimeve të mësipërme penale dhe shkeljeve të tjera të legjislacionit financiar dhe atij që ka të bëjë me zbatimin e kontratave për punë publike dhe taksat në fushën e urbanistikes, është konstatuar një dëm ekonomik në vlerën 46,411,128 lekë. Për të gjitha veprimet e mësipërme i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Pogradec të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›