E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Buxheti i bashkisë së Fierit, për militantët e angazhuar në zgjedhjet e 23 qershorit

18-02-2013 / Gazeta 55

Kryebashkiaku Baftjar Zeqo, asnjë lek për sistemimin e lumit Gjanica dhe për premtimet e tij për ambientet sportive

Kryetar i Bashkisë Fier prej mbi 10 vjet, Baftjar Zeqo pati deklaruar në 17 shkurt të 2012 se Bashkia nuk ka ku t’i gjejë 7 milion euro që duhen për të bërë pastrimin e lumit Gjanica. Madje, një vit më parë u shpreh në mënyrë ironike se, “7 milion euro, nuk është buxheti i Bashkisë Fier, bashkë me Baftjarin brenda”.
Këtë fillim viti Bashkia Fier miratoi projektbuxhetin e paraqitur nga kryetari Bajftar Zeqo me një shifër totale 686673 mijë lekë (të reja) ose rreth 7 milion dollarë, me gjithë se sërish në këtë buxhet nuk është parashikuar asnjë investim për sistemimin e lumit Gjanica, i cili përmbyt qytetin sa herë bie shi. 
Jemi në paradoksin kur kryetari i Bashkisë prej te mandatesh në Fier, Bafjar Zeqo që menaxhon rreth 7 milion dollarë të ardhura çdo vit, ka bërë zero ndryshime cilësore. Qytetin e Fierit po ta krahasosh me 15 vite më parë është po i njëjti, me pak ndryshime spontane, por pa ndryshuar asgjë në thelb. Ajo që ndryshon nga viti në vit është buxheti i Baftjar Zeqos.
Buxheti i këtij viti të Bashkisë Fier në krahasim me 2012 është shumë herë më i madh, por adresimi i këtij buxheti është orientuar kryesisht për paga dhe jo për investime. 
Në shifra buxheti për këtë vit është në  total 686673 mijë lekë (të reja) ose 7 milion dollarë, ku të ardhura lokale janë 510000  mijë lekë, ndërsa granti pakushtëzuar është 176 673 mijë lekë (të reja). Ndërsa buxheti për vitin 2012 ishte mijë lekë (të reja), ku të ardhura lokale  462301 mijë lekë (të reja) dhe granti i  pakushtëzuar 168169 mijë lekë (të reja).
Ndërkohë buxheti bashkisë Fier i ndarë në zëra është 42.7 për qind për paga, më saktë për 600 militantët e PS, ndërsa për shpenzimeve operative është 35.4 për qind, të cilat me shumë gjasë do të përdoren nga kryetari Baftjar Zeqo sipas qejfit në fushatën e 23 qershorit.
Për investimet në territorin e Bashkisë Fier janë parashikuar 21.2 për qind, nga të cilat 15 për qind investime për stadiumin “Loni Papuciu”, që menaxhohen privatisht nga kompania 2K, e Koço Kokëdhimës. Për stadiumin e 2K nga viti 2007-2009 janë kryer shpenzime nga artikulli 6029, të regjistrit të buxhetit, në favor të klubit të futbollit “Apolonia, sh. a., Fier me pronar Koço Kokëdhimën, për zmadhimin e kapitalit të shoqërisë me argumentin e pjesëmarrjes në këtë shoqëri duke zotëruar 25 për qind të aksioneve. Mirëpo pagesa të tilla janë kryer në 2005-2006 për të cilat është lënë detyrë nga KLSH që të ndërpriten financimet ndaj kësaj shoqërie, detyrë e cila nuk është zbatuar, por vazhdon të kryhen pagesa, çka evidentohet edhe në raportin përfundimtar të KLSH në 2007.
Kjo është një shkelje ligjore pasi Bashkia Fier nuk është bashkëthemeluese, pasi krijimi i FK Apolonia është miratuar me vendim gjykate, dhe si e tillë Bashkia nuk është bashkëthemeluese për arsye se kjo pasuri në kohën e themelimit të shoqërisë ka qenë e pa hipotekuar. Padyshim ka dhe një sërë arsyesh të tjera juridike që të ndërpriten financimet ndaj kësaj shoqërie. Mirëpo edhe sot vazhdon e njëjta gjendje, 2K ka tre vjet që shfrytëzon stadiumin “Loni Papuçiu” dhe fushat anekse, pronë e Bashkisë Fier, pa miratim të Këshillit Bashkiak për dhënie me qira, dhe pa transparencë financiare.
Ndërkohë në këtë buxhet nuk është parashikuar asnjë fond për sistemimin e lumit Gjanica, e cila përmbytur brenda 3 muajve 4 herë qytetin duke shkaktuar dëme në shumë banesa e biznese me faturë financiare dhjetëra million lekë. Kryebashkiaku prej tre mandatesh Baftjar Zeqo që në çdo fushatë elektorale ka premtuar rregullimin e shtratit të lumit Gjanica nuk ka realizuar asnjë premtim, duke u justifikuar se nuk ka fonde, kur paratë e taksapaguesve të Fierit shkojnë për pagat e militantët e PS, për investimet private të Koço Kokëdhimës dhe për monumentet abstrakte të miqve të Edi Ramës.
Në këtë buxhet nuk është parashikuar asnjë fond për pagesën e enregjisë elektrike për ujësjellësin Fier. Në këtë buxhet nuk parashikohet asgjë për pallatin e sportit të cilën e prishi pa vendim të Këshillit Bashkiak.
Për Baftjar Zeqon prioritet janë pagat e 600 militantëve socialistë që do të angazhohen në fushatën e qershorit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›