E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti/Ervin Rroshi udhëton nëpër Evropë me pasaportën e Elvis Rroshit

11-06-2011 / Gazeta 55

Nuk i ndahen hallet partisë së Edvinit.
Tani i kanë plasur edhe me emrat e rinj që ai nxori në fushatën e fundit. Për partinë që drejton, menaxhon me mbarështon Edvin Rama, parimi i përzgjedhjes së kandidaturave ishte i thjeshtë. Përgjithësisht zbatohet parimi i përzgjedhjes së njerëzve problematikë e me precedentë, i njerëzve të fortë në dukej dhe atyre të fortë në para.
Mbi këtë standard dhe asaj të trashëgimisë më të zezë komuniste nuk ka asgjë tjetër që përcakton çfarë duhet të kesh të konkurrosh në politikë. E sjellim ndër të tjera sot në vëmendje rastin e kryetarit të sapozgjedhur të bashkisë së Kavajës zotit Rroshi (nuk e dimë me çfarë emri t’i drejtohemi konkretisht). Jo se këmbëngulim shumë për një jetëshkrim të pathënë prej tij, madje as shpresojmë të lexojmë ndonjë të tillë të mbushur me pjesëmarrje në seminare nga prill e deri në qershor të këtij viti.
Para se të hyjmë në detaje të hollësishme për çështje që lidhen jo vetëm me Kavajën, por edhe me qytete si Librazhdin, po kthejmë në kujtesën e qytetarëve vetëm faktin pse e ka ndryshuar emrin zoti Rroshi? Ka apo jo ai probleme me identitetin e parë? Ka qenë ndaluar apo jo për shembull për trafik droge i quajturi Ervin Rroshi? Ka në Shqipëri apo matanë detit apo tokës, në listat e zeza të shteteve mike, ndonjë person të akuzuar për trafiqe që quhet Ervin Rroshi? Nëse po, ky është Elvis Rroshi apo midis të dyve nuk ka lidhje dhe këto janë thjesht “gojët e liga” që nuk ia duan të mirën kryetarit të ri pa përvojë administrative të Kavajës?
Pse e ka ndërruar emrin personi me mbiemrin Rroshi? Problemet qëndrojnë kësisoj te identiteti i parë? Mos vallë ai ka ndërmend që të qëndrojë qytetari i parë i Kavajës me këto dilema morale, të cilat po turpërojnë një qytet të tërë?
As në kohë të hyqymetit nuk ka pasur kryetar të këtij niveli Kavaja. Të paktën asokohe e ka pasur me ndonjë shkollë Ruzhdije që merrte vesh nga punët e qeverimit. Por ky nuk mbaroi dot as “Medar Shtyllën”.
Zoti Rroshi si do ta zbardhësh punën e identitetit. Ta zbardhësh në kuptimin e çështjes e jo në kuptime të tjera.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›