Edi Rama kërcënon Shqipërinë për karrigen e vet

Shantazhi që Edi Rama ushtron publikisht ndaj aspiratës për kthimin në familjen evropiane është pozicioni më ekstrem që një antishqiptar ka arritur në shfaqjen e vet publike. Dje Edvini rikonfirmoi se ishte gati të bënte fli statusin e kandidatit për postin e kryebashkiakut, por ai harron se iku koha e pengmarrjes dhe e sakrifikimit për karrigen e kolltukofagëve të korruptuar
Edi Rama ka ripërsëritur dje kërcënimin ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Kërcënimi i Edi Ramës, i shndërruar në refren të këtyre ditëve për karrigen e tij, sërish dje është veshur me petkun e “mos integrimit” të Shqipërisë.
Kërcënimi i djeshëm i Edi Ramës nuk ndryshonte aspak nga kërcënimet e mëparshme të tij për rrezikun “e mos integrimit” të Shqipërisë në Europë, në rast se ai nuk rizgjidhet kryetar i bashkisë së Tiranës. I vetmi ndryshim në kërcënimin e djeshëm, që bënte dallimin me kërcënimet e mëparshme të këtij “standardi”, lidhej se dje, Edi Rama, kacavirrej pas draftit të një televizioni i cili nga ana e tij, i referohej një drafti të ndërkombëtarëve, i cili ky nga ana e tij, pritet që të publikohet dhe të shndërrohet në raport, vetëm diku andej nga mesi i muajit tetor.
Ndërsa ajo që dihet e sigurt, të paktën deri sot, është që kandidati i bashkisë së Tiranës, i referohet draftit të një drafti të pompuar nga një televizion që e ka shpallur atë fitues të bashkisë së Tiranës (sikurse në zgjedhjet e vitit 2009, Ilirian Celibashi me OJQ-në e tij e shpalli fitues të zgjedhjeve të përgjithshme). Por, ajo që nuk dihet me siguri, është se çdo të thotë Edi Rama, për të njëjtin draft, i cili në tetor do të shndërrohet në raport (por që Edi Rama e ka konsumuar si draft që në qershor), pikërisht atëherë, kur edhe vetë “kandidati” i bashkisë së Tiranës, do të jetë shndërruar në një “ish-kryebashkiak” i Tiranës.
Kërcënimi i Edi Ramës, i ripërsëritur në këto ditë të fundit, përpos tentativave të tijat për ta lidhur me fatin e tij, dukshëm zhvlerëson konsumimin e tij gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. Ndërsa gjatë fushatës elektorale Edi Rama kishte si “kalë beteje” argumentin sipas të cilit, e cilësonte garën (jo të bashkisë së Tiranës), si një garë politike, pas konfirmimit të humbjes së tij me 81 vota, ai e ka ulur nivelin e kësaj gare, duke e lokalizuar në nivelin e bashkisë së Tiranës. Kjo, sigurisht, që nuk është gjë e keqe, por sikurse shprehja “më mirë vonë se kurrë”, Edi Rama e ka kuptuar më në fund se ajo garë nuk ishte politike, sikurse ai e shihte, por ishte thjesht dhe vetëm ishte një garë lokale, për të cilën dhe për më tepër për karrigen e tij, Edi Rama po investohet shumë më shumë, nga ç’u investua në fushatë.
Këtu qëndron edhe kundërshtia tjetër e Edi Ramës.
Sepse..., sepse..., ndërsa ai më në fund kuptoi se gara e 8 majit ishte vetëm një garë vendore, ai bën gabimin tjetër, që për këtë garë vendore, saktësisht për karrigen e tij, “implikon” draftin e një drafti ndërkombëtarësh, pse kështu e stimuloi në mënyrë artificiale një televizion, i njohur për lidhjet afektive me Edi Ramën...
Por edhe këtë e bën në mënyrën kërcënuese, por më me pa etikë, duke e shitur veten si “shpëtimtar”.
Se sa Edi Rama mund të konsiderohet “shpëtimtar” (tashmë kur ai e ka kuptuar se gara ishte një garë lokale), po aq mund të konsiderohet “shpëtimtar” edhe bie fjala, Kastriot Begaj, ish-kryebashkiaku socialist i Librazhdit, i cili edhe ai si Edi Rama humbi në zgjedhjet e 8 majit 2011... E thënë ndryshe, edhe Kastriot Begaj me humbjen e tij mund të pretendojë se ka në dorë “fatin” e integrimit të Shqipërisë.
Kjo është më shumë se e tmerrshme...