Fakti/Mbi 80 mije maqedonas jane pajisur me pasaporte bullgare
Fakti/Mbi 80 mijë maqedonas janë pajisur me pasaporta bullgare Ish-ministri bullgar pa portofol, aktualisht drejtor i Muzeut Kombëtar të Sofjes, Bozhidar Dimitrov ka njoftuar se deri më tani, 86 mijë maqedonas janë pajisur me pasaporta bullgare. “Për nënshtetësinë bullgare ka interes të madh në Maqedoni. Deri më tani 86 mijë maqedonas ka fituar pasaporta bullgare, që përbën pothuajse10 për qind nga popullsia sllave në vend. Ky interes vazhdon edhe tani, me çka bie teza e propagandës maqedonase se pasaportën bullgare maqedonasit e kanë dashur vetëm për udhëtuar drejtë Perëndimit. Para dy vjetëve BE i hoqi vizat për Maqedoni, por interesimi për pasaportën bullgare vazhdoi të jetë i madh”, ka deklaruar Dimitrov. Ai kohë më parë theksoi se Shkupi ka bërë tre provokime të fundit ndaj Bullgarisë, si një vend anëtar i BE-së. "Fillimisht, ata bën skandal me përkatësinë etnike të Nikolla Vapcarovit. Së dyti, publikuan se Ministria e tyre e Jashtme do të ndajë mjete për projekte për ruajtjen e identitetit kombëtar të pakicës maqedonase në Bullgari. Dhe së treti ata po shënojnë festën e Shën Klimentit, në prani të elitave të larta politike. Pikërisht ky personalitet është pishtari më eminent i Bullgarisë. Nëse kjo nuk është provokim, nuk e di se çfarë tjetër mund të jetë", është shprehur Bozhidar Dimitrov. Drejtori i Muzeut Kombëtar të Sofjes vitin e fundit ka qenë aktiv me deklaratat e kundër disa figurave historike maqedonase.
...