E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te hapen kutite e dhuratave te Rames

27-10-2010 / Nga Shqipe Xoxi

Dasma edhe pse e zorshme ishte e stermadhe. Te ftuarit diten e diel e kalonin numrin 800. E natyrisht ne kesisoj sebepesh kutite e dhuratave tejkalonin disa here shifren reale te te ftuarve pasi dhurata kane ardhur edhe nga jashte shtetit. Bile Anri Sali i ka sjelle nje kuti emergjence mjekesore te titulluar Anti-Sala sa here Edvini ka nje vakum emocional mundohet ta qetesoje me pluhurin magjik dhe me kerpudha meksikane.
Afermendsh pastaj qe dhuratat te ishin aq te shumta saqe makina personale e Rames per ti transportuar shkonte e vinte nga Xibraku per ne rezidencen e Rames ne kullen e Pezes pasi shtepia me qera e Lindes nuk eshte ende gati. Kutite me dhurata ende te pahapura qendrojne ne rezidencen e babe Myslymit. Dash Peza eshte angazhuar te ruaje dhuratat per respekt e detyre morale pas asaj qe deputetet socialiste bene per te ruajtur pallatin e tij.
Para dy ditesh ne nje investigim ne terren doli se per pergatitjet e dhuratave per kreun e Bashkise Tirane e njekohesisht i socialisteve te rinj pat nje frenetizem te papare. Qindra njerez hynin dhe dilnin nga dyqanet per te zgjedhur dicka te vecante. Dyqanet luksoze te dhuratave ne Tirane kane bere shume xhiro keto dite te fundit saktesisht pas konfirmimit te gjithsecilit prej 800 dasmoreve te Edi Rames te cilet kishin mundur te siguronin ndonje ftese per eventin e se dieles. Per te rene sa me shume ne sy te dhendrit te politikes se re 800 te ftuarit jane dyndur dhuratave me qellimin ne vetem se kush e kush te bente dhuraten me te shtrenjte duke regjistruar xhiron vjetore per keto njesi sherbimi. Ishte nje sfide qe secili me vetemohim duhej te fitonte. Megjithe nje sukses ne tatim-taksa eshte regjistruar. Kasat fiskale kane punuar aq shume saqe jane porositur te tjera pasi shtypja e tasteve ka cuar ne cfunksionimin e disa aparaturave.
Mirepo e gjithe kjo situate pasarele per dhuraten me te shtrenjte i ka vene ne nje situate jokomode dasmoret te cilet ndersa Kryeministri Berisha dhe kreu i LSI-se kishin sjelle thjesht e sinqerisht buqeta te medha me lule ata kishin sjelle dhurata me kuti. Duke harruar fobine e Rames per kutite e votimit te ftuarit u zune ne siklet nga kjo gafe e tyre. Bile fantazia e ndonjeherit duhet te kete qene e shfrenuar pasi kishte dhurata pa emer ku mund te kishte nje provokim duke i mbushur kutite me fleta votimi. Per te mbajtur sekret dhe pa incidente kete dasme eshte preferuar te heshtet per keto kuti edhe pse dhurata.
Te vetmet dhurata me emer mbi kuti qe i jane paraqitur personalisht Rames kane deputetet socialiste qe kane dhene kontributin e tyre financiar te pataksuar 20 sipas listes se organizuar nga numri dy Ruci. Per te lyer kryetarin e tyre ata nuk jane frenuar perpara veshtiresive ekonomike. Nderkaq grupi parlamentar socialist ka pasur dy largime ne listen e deputeteve socialiste. Ata jane Ben Blushi dhe Ilir Beqja qe i pari nuk ka qene prezent ne dasme kurse i dyti ka qene te dielen porse duke qene ne procese gjyqesore per perfitime te parave publike dhe sipas Kushtetueses humbet mandatin e deputetit e per rrjedhoje ska leke.
Sidoqe te jete Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka dale ne nje konference per shtyp per te deklaruar se kutite e dhuratave per ciftin Rama nuk kane te bejme me kutite e fleteve te votimit. Prandaj jane te qete se keto kuti nuk do te digjen sipas Kodit Zgjedhor. Per pyetje te tjera mund te kontaktohet Komisioni i Venecias per tu keshilluar per hapjen e kutive gjithmone pas nje kerkese me shkrim Gjykates Kushtetuese.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›