E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transparenca e munguar e ciftit kryeopozitar

27-10-2010 / Redaksionale

Edhe pse nje dasme e shpejtuar dhe pak e sforcuar te gjithe kuptuam se Edi Rama ska ndermend te beje transparence per faturen financiare te dasmes se tij. E vetiu as media afer tij dhe te tjerat ne qarkullim qe kane frike prej atij nuk e kerkojne nje gje te tille. Eumlshte e kuptueshme se perse kane frike. Gjysma e medies eshte e pronesuar nga pronare firmash ndertimi qe per te mbijetuar ne tregun e leprizuar ka nevoje per leje ndertimi qofshin keto ne Tirane Elbasan Durres Fier Vlore Korce apo Gjirokaster. Te gjithe keta pronare qe punojne me ndertim pallatesh ne keto bashki me perpara duhet te trokasin ne zyren e Rames e me pas te kontaktojne bashkiaket perkates sepse te gjithe jane socialist. Dhe nese je socialist pa dyshim qe taksohesh nga nje kryesocialist.
Per nje jave cifti Rama monopolizoi te gjithe muhabetet e familjeve kafeneve dhe te medieve duke na dhene cdo dite ushqim te konfeksionuar paqshem vec per te na indoktrinuar e bere pjese te nje spektakli regjenerues. Sepse duhet thene se dasma e madhe rigjeneroi Ramen nga disa akuza te vertetuara dhe te pavertetuara sic jane per shembull Dhuna ndaj grave e partnereve akuza e gazetarit Baze se djali i tij me ligj eshte i Kristaqit dhe Rama ska paguar ushqimin se eshte bi-seksual ose akuza per vizita te shpeshta e okulte ne Peze si akuza e nje ish-deputeti te LSI-se se ai konsumon lende narkotike. Pas dasmes intensiteti i ketyre akuzave do te jete me i amortizuar nga pistoni Linda. Sido qe te jene dritehijet e ketyre akuzave i gjithe ky eshte operacion politiko-mediatik eshte i stisur ne cdo cep qe ta kapesh. Meqe nuk prodhon dot politike ka rifilluar te prodhoje lajme per kroniken roze. Po investon aktualisht ne permiresimin e imazhit te tij publik e intim qe e ka pasur natyrisht pike te dobet dhe te goditshme nga kundershtaret. Simbolikisht dasma i sherbeu per te veshur Ramen me poturet e burrit te shtepise te familjarit te drejte a te njeriut te plotesuar perpara opinionit publik e ka nje kosto. Sado qe te jete ajo duhet bere publike per transparence. Ndonese moralistet prane tij edhe ne medie na thone se kjo eshte nje ceshtje personale se sa ka kushtuar dasma. Mirepo nuk eshte krejt keshtu. Pompoziteti i salltaneteve te ndryshme me platin apo me vello gri me nje koktej me 1 mije vete te ftuar me qindra telekamera dhe lume boje gazetash mbi te nuk eshte kryevepra e dickaje personale. Bile nuk ka asgje te keqe qe ai e perdor dasmen per marketing. Nje rruge e dy pune edhe martohet edhe rregullon imazhin politik. Kjo sdo te thote domosdoshmerisht se u martua vetem per reklame. Mund te themi pa dorashka se Edi Rama eshte nje nga njerezit qe e menaxhon medien ne menyre aq shume maniakale saqe shkon deri ne detajet me te vogla. Keshtu qe Rama perdor medien ndonese edhe media per Ramen per qellimet e saj publicitare. Prandaj te thuash se duhet te heshtim perpara nje gezimi eshte sikur te thuash nuk duhet te qani ne mort.
Nuk kerkojme shume. Vec transparence financiare te nje evenimenti qe konsumoi mijera euro. Sepse kjo puna e 30 mije eurove nuk qendron ne kembe seriozisht. Sigurisht Rama duhet ta dije se ne Tirane ka njerez qe marrin kredi per tu martuar ne nje lokal qe se paku kushton 10 mije euro me katerqind pjata. Edi Rama kishte ftuar ne koktej me shume se 800 veta. Te gjithe besoj kane pasur nje gote shampanje Dom Perignon shishe qe kushton 1 mije euro me shumice. Llogarite nuk eshte se dalin me 30 mije euro kur vec unaza e nuses prej platini kushtonte aq. Ceremonite darkat familjare pritjet nuk jane vec ornamente shtese porse jane kosto financiare te mundimshme. Pastaj nuk eshte e moralshme dreqi ta marre ndersa shefi i opozites martohet me te gjitha salltanetet duke bere aheng per nje jave dhe nje dite me pas te flasesh per 1 milion te papune apo jo
Sidoqofte transparenca eshte nje veti e nje personaliteti madhor a politikani njerezor qe nuk ka asgje per te fshehur asgje per te mohuar dhe as frike per te pranuar.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›