E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush i hekuros jakat e bardha te korrupsionit

27-10-2010 / Nga Lavdrim Lita

Kreu i shtetit Bamir Topi ka theksuar dje se drejtesia duhet te shkeputet nga politika dhe te luaje rolin e saj ne sherbim te ligjit. Bukur fort. Me ne fund. Kesaj radhe ia vlen dhe eshte plotesisht e drejte qe Presidenti te perkrahet ne sinjalizimin se drejtesia eshte ne pozicion jashte loje pasi eshte e nderlidhur me politiken. Si arbiter i institucioneve Topi ka gjetur nje faull ne lojen e dyfishte te prokurorise me politiken. Natyrisht eshte politika qe stopon punen e drejtesise pasi reforma per gjykatat bllokohen nga politikane te papergjegjshem. Mjerisht kete e konstaton kur vota per ngritjen e Gjykates Administrative u bojkotua dukshem nga nje kah politik edhe pse humbem fondet aq te nevojshme te projektit amerikan per Zhvillimin e Objektivat e Mijevjecarit.
Mirepo per paradoks institucional si ta kuptojme ne te panafaket e opinionit publik mesazhin qe na jep imazhi fotografik i kreut te Keshillit te Larte te Drejtesise i cili eshte institucioni me i larte ne vend teksa shkon ne dasma politikanesh te akuzuar per korrupsion duke u gajasur me shpoti e duke pire shampanje Pa fjale natyrisht. Ku eshte mesazhi qe u jep prokuroreve qe hetojne dasmoret e Xibrakiades.
Po keshtu besojme se Presidenti i Republikes kishte informacion mediatik se kreu i Institucionit me te Larte te drejtesise ne vend pra KLD-se po shkonte ne martesen e organizuar nga politikane te implikuar ne abuzime me fondet publike si dhe dhunime psiko-fizike te partnereve. Ne e kuptojme shume mire e qarte Presidentin e Republikes Bamir Topi kur thote se drejtesia shqiptare duhet te shkeputet nga politika. Mirepo skuptojme dot kreun e KLD-se dhe marredheniet e tij me politikane te ndryshem ne vend.
Nderkaq me shpjeguese ka qene kreu i Prokurorise se Pergjithshme Znj. Ina Rama e cila ka deklaruar dje ne ceremonine e diplomimit te prokuroreve te rinj te dale nga shkolla e magjistratures se ne Shqiperi eshte shume e veshtire te vendosesh drejtesi. Kete e kishim kuptuar nga puna e dobet e gardianit te drejtesise prokurorise shqiptare institucionet e tjera te hetimit dhe statistikave te uleta te luftes kunder korrupsionit. Gjithashtu Znj. Rama besojme se ka parandjenjen njerezore se te gjitha punet ne pergjithesi te veshtira jane. Pertej ketij banaliteti qe konfirmon se puna eshte e veshtire sigurisht qe vendosja e drejtesise eshte me e veshtire porse drejtesia gjithkund vendoset kur punohet dhe jo kur shkohet ne dasma me politikane. Me tej Znj Rama replikoi se Nje prokurori sot i duhet te perballet jo me krimin e rruges per te cilin per te ka mesuar dhe ka degjuar te flitet ne shkolle dhe per te cilin mendon se e ka nje zgjidhje. Ajo me e veshtira eshte perballja pikerisht me krimin e ashtuquajtur i jakave te bardha. Jaka te bardha vesh Edi Rama si dhe shume deputete socialiste por pervec fjaleve Znj. Rama palos cdo flete te dosjeve ne sirtarin e saj.
Pavaresisht punes ne Institucionin e perndjekjes penale prezenca e Znj. Kryeprokurore ne martesen e politikanit me te akuzuar ne vend sqaron per adaptimin darvinian e profesional te nje kryeprokurori te ri me paraardhesit e tij. Paraardhesi i Znj.Rama jo vetem qe flinte mbi dosje por edhe kur ishte zgjuar bente sikur flinte.
Mbi te gjitha eshte e pare dhe jo deontologjike qe Kryeprokurorja e Republikes te shkoje ne zijafete politike pasi etika profesionale ka disa skrupuj paanesie qe duhen respektuar. Eumlshte e kuptueshme hamendesimi se cfare shembulli jep drejtuesi i Institucionit te prokurorise tek vartesit qe nderkohe po hetojne akuzat e politikes Gjithashtu edhe ne qofte se nuk jep asnje shembull negativ se paku nenkuptimi i prezences se saj eshte se akuzat mediatike jane krejt politike dhe jo penale. Prandaj Znj. Prokurore e Pergjithshme ka domosdoshmerine tu largohet carqeve qe nen kuptojne qarqe aspak transparente.
Sidoqofte ndersa kreret e drejtesise shqiptare u pergjigjen ftesave shtinjake neper dasma recidive nga ana tjeter korrupsioni i jakave te bardha eshte prezent ne dafrungat e dasmoreve te kryesocialistit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›