E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Të hënën mblidhet grupi i PD-së, do zgjidhet kreu i grupit parlamentar

07-09-2013 / Gazeta 55

Parlamentarët demokratë do të zhvillojnë të hënën në orën 11:00 mbledhjen e tyre të parë në ambientet e selisë së re të Partisë Demokratike. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të thërrasë mbledhjen e grupit parlamentar vetëm pak orë para seancës së parë të legjislaturës së re. Kreu i selisë Blu pritet të thërrasë grupin ku do të vendoset edhe për zgjedhjen e kreut të grupit parlamentar të  PD-së tashmë në opozitë. Ndërsa flitet ende mediatikisht për emra që do të drejtojnë grupin parlamentar kjo do të mbetet në dorë të votëbesimin të deputetëve demokratë për të zgjedhur atë që do të do t’i përfaqësojë në debate politike në parlamentin e  ardhshëm. Kryetari i PD-së ka paralajmëruar para pak kohësh se procesi i zgjedhjes së kreut të grupit do të bëhet në fillim të muajit para seancës. Demokratët janë shprehur se do të jenë një zë i fuqishëm në parlamentin e ardhshëm dhe do të bëjnë një opozitë të vërtetë përballë mazhorancës së majtë. Ndërkaq në këtë mbledhje pritet të vendoset edhe për pozicionet e tjera të deputetëve demokratë në parlamentin e ardhshëm të drejtuar nga e majta.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›