E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit, Topalli: Mirënjohje për deputetët që u bënë pjesë e reformave

07-09-2013 / Gazeta 55

Teksa pak ditë na ndajnë nga çelja e sesionit të ri parlamentar, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka falënderuar deputetët teksa ka shprehur mirënjohje të thellë për ligjvënësit që u bënë pjesë e reformave të qeverisë ‘Berisha’.
“Isha e privilegjuar të drejtoja institucionin më të rëndësishëm të vendit, Kuvendin e Shqipërisë”, thekson Topalli, duke shprehur krenari për ridimensionim që i është bërë Parlamentit gjatë këtyre viteve. “Mirënjohje të thellë për të gjithë deputetet dhe deputetët që mbështetën dhe u bënë pjesë e reformave historike që transformuan vendin në këto tetë vite. Jam krenare për punën kolosale që Kuvendi i Shqipërisë ka bërë për të miratuar reformat e guximshme të Kryeministrit Sali Berisha. Tetë vite më parë ishte e paimagjinueshme Shqipëria që është sot në çdo fushë, në çdo cep, në çdo aspekt të zhvillimit e jetës. Isha e privilegjuar të drejtoja inistitucionin më të rëndësishëm të vendit, Kuvendin e Shqipërisë. Krenare për ridimensionimin që i kemi bërë Parlamentit shqiptar gjatë këtyre viteve, për rolin lider që ky parlament ka marrë si kurrë ndonjëherë në këto 20 vjet, ashtu siç i takonte. Mirënjohje të pafund, falenderim të thellë për deputetet dhe deputetët e tetë viteve. Mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe bashkëpunëtoret e mia të dedikuara, të përkushtuara e që punuan pa orar e me dashuri për vendin tonë. Vlerësim për administratën, për gratë dhe burrat, vajzat e djemtë që punuan me korrektësi, me disiplinë, edhe pse nën presion, për të bërë detyrën, punën e shtetit. Faleminderit!” shkruan Topalli. Gramoz Ruçi rikonfirmohet si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.  Zgjedhja e tij është bërë unanimisht nga anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste ndërsa u votua edhe nga grupi parlamentar.
Kuvendi - Seanca e parë e Parlamentit të ri, nis të hënën në orën 18:00/Kuvendi i Shqipërisë mblidhet të hënën, më 9 Shtator (ora 18:00), në hapjen zyrtare të punimeve të legjislaturës së VIII-të parlamentare. Në një njoftim zyrtar, zyra e shtypit e Kuvendit bën të ditur se “bazuar në Dekretin e Presidentit të Republikës nr.8288, date 7 gusht 2013 “Për mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, njoftohen deputetët e zgjedhur sipas vendimit nr.759, date 06.08.2013 të KQZ- së, se Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18.00, në Legjislaturën e tij të VIII-të”. Pas përfundimit më 7 shtator të mandatit të deputetëve të parlamentit paraardhës, 9 shtatori do të shënojë konstituimin e trupës së re parlamentare prej 140 anëtarësh, të zgjedhur nga vota e 23 qershorit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›