Fakulteti i Filologjisë, bojkot mësimit në fundjavë
TIRANE- Fakulteti i Histori-Filologjisë do të bojkotojë mësimin në fundjavë. Vendimi është marrë nga këshilli i fakultetit në shenjë proteste ndaj ministrisë së Financave e cila sipas këtij këshilli nuk u ka miratuar pagesën për orët shtesë që bëjnë pedagogët gjatë fundjavës. Sipas dekanit të këtij fakulteti Shezai Rrokaj, veprimi i ministrisë së Financave është i gabuar dhe i pabazuar në ligj, pasi pagesa e orëve shtesë të stafit mbështetës bëhet me të ardhurat e vetë fakultetit. Në sajë të këtij vendimi të këshillit të këtij fakulteti do të pezullohet mësimi për studentët që ndjekin studimet part-time dhe doktoratura.
PROBLEMI
Stafi mbështetës i fakultetit të Histori-Filologjisë edhe pse punon rreth 40 orë në muaj shtesë, nuk ka marrë asnjë pagesë. Problemi ka ardhur pasi ministria e Financave nuk lejon degën e thesarit që të kryhet pagesa. "Pedagogët kanë ardhur në punë për dy javë rresht pa u paguar, por ne nuk mund t'i detyrojmë dot hajdeni punoni dhe në fundjavë kur nuk i paguajmë. Edhe pse i kemi nisur një shkresë ministrisë së Financave, nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje për veprimin e tyre. Pasi paratë që do të paguhen, pedagogët, shefat e departamenteve, financa, punonjësit e bibliotekave apo sekretaritë që janë në punë gjatë fundjavave nuk bëhen me fond të buxhetit të shtetit, por janë nga të ardhurat e vetë fakultetit", - ka deklaruar për "Gazetën Shqiptare" Shezai Rrokaj.
Ndaj ai thekson se ky vendim që është marrë, ka ardhur për shkak të këtij problemi, sepse askush nuk pranon të punojë pa u paguar për punën që kryen. Ndaj në sajë të këtij vendimi pritet të pezullohet mësimi për studentët të cilët vazhdojnë studimet parttime si dhe doktoratura. Sipas udhëzimit të ministrisë së Arsimit, personeli akademik që angazhohet me udhëheqje teze doktorature dhe oponencë teze doktorate konsiderohen ngarkesë jashtë ngarkesës mësimore vjetore dhe do të paguhet për orët shtesë. Më tej, dekani i Filologjisë Rrokaj ka thënë se: "Ndërhyrja e thesarit është e paligjshme, pasi vendimi i qeverisë ka lidhje vetëm me pagat që mbulohen nga buxheti i shtetit. Ndërsa kjo pagesë bëhet nga të ardhurat tona, por duke qenë se thesari nuk vepron pa urdhrin e Ministrisë së Financave, këto fonde edhe pse janë për pagesën e stafit ndihmës të fakultetit për orët suplementare, nuk përdoren dot". Pagesa në muaj për këto 40 orë shtesë arrin nga 10-15 mijë lekë të reja.
(m.a/GSH/BalkanWeb)