Studentët sërish pjesëmarrës në praktika parlamentare në Gjermani
Tre studentë nga të gjitha degët, të cilët kanë përfunduar studimet e larta dhe janë të interesuar për politikë si dhe zotërojnë njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane, do të kenë sërish mundësi të marrin pjesë në programin "Praktikë parlamentare ndërkombëtare" (IPS) vitin e ardhshëm. Ky program, sipas rektoratit të Universitetit të Tiranës, realizohet nga Bundestag-u Gjerman në bashkëpunim me Universitetin e Lirë të Berlinit, Universitetin e Homboldtit dhe Universitetin Teknik të Berlinit. Programin "Praktikë parlamentare ndërkombëtare" (IPS) do të zhvillohet përgjatë përiudhës mars-gusht 2010. Aplikimet për këtë program në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë kanë afat deri më 30 qershor 2009.
...