E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakulteti i Mjekësisë, kritere të reja për proviemet e vjeshtës

Fakulteti i Mjekësisë ka vendosur të lehtësojë kriteret për provimet e vjeshtës. Vendimi pas protestave të studentëve

Studentët e Fakultetit të Mjeksisë do të përballen me kritere të reja për provimet e vjeshtës që do të zhvillohen me datë 15-30 nëntor. Fatmirësisht këto kritere do të jenë më të lehta duke sjellë shanse më shumë për të mos humbur vitin. Kështu

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë ka miratuar së fundmi vendimin për numrin e krediteve që duhet të kenë studentët, që të pranohen në provimet për vjeshtë, që të mos humbin vitin akademik. “Për studentët që duan të kalojnë nga viti i parë në të dytin, autoritetet drejtuese të fakultetit kanë kushtëzuar marrjen e jo më pak se 30 kredite që të futen në provime, sipas sistemit të Bolonjës”, bëhet e ditur nga Këshilli i Fakultetit duke u shtuar se studentët që kanë humbur disa provime në vitin e dytë dhe duan të kalojnë në vitin e tretë, nuk duhet të kenë më shumë se 7 lëndë për t’i dhënë riprovim. Ndërsa për studentët e viteve të treta dhe të katërta, që duan të kalojnë nga një vit më sipër, nuk mund të lejohen nëse janë mbetës në më shumë se 8 lëndë. “Ky vendim është marrë për të lehtësuar studentët, të cilëve u rritet ngarkesa në mënyrë të përshkallëzuar me kalimin e viteve akademike”, bëhet e ditur nga ky fakulteti. Ndërkohë vetëm pak muaj më parë drejtuesit e këtij fakulteti u gjenden përballë protestave të studentëve të cilët nuk ishin dakord me kreditet e vendosura për të kaluar vitin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›