E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy derbi shqiptarësh, gëzon vetëm Skela

Pas shumë javësh me rezultate negative, Kotbusi i Ervin Skelës më në fund arriti një fitore, teksa ka mundur në fushën e vet 1 0 Karlsruhen e Edmond Kapllanit. Fantazisti kuqezi fitoi kështu edhe miniderbin me sulmuesin, që u fut në lojë menjëherë, pasi Karlsruhe pësoi gol. Si zakonisht, Skela ka qenë inspiruesi i lojës për Kotbusin. Ai shërbeu disa herë për sulmuesit, ndërkohë që nga ana tjetër Kapllani nuk pati mundësi të tregonte vlerat e tij, pasi luajti vetëm tetë minutat e fundit. Skuadrat ku luajnë dy lojtarët e kombëtares janë të pozicionuara në fund të tabelës. Ndërkohë, një tjetër derbi shqiptarësh u luajt dje, pikërisht në Ukrainë, midis Vorskla Polltavës, ku bën pjesë Armend Dallku, Debatik Curri dhe Ahmed Jonuzi, si dhe Krivbasit, të dyshes Dorian Bylykbashi Ervin Bulku. Kjo përballje u mbyll pa gola, edhe pse lojtarët shqiptarë ishin protagonistë të disa aksioneve për gol. Për Vorsklën, mbrojtësit Dallku dhe Curri luajtën nga 90 minuta, ndërsa sulmuesi Jonuzi u fut në minutën e 80 të. Në krahun tjetër, këtë herë vetëm Bylykbashi ishte titullar, ndërsa mesfushori Bulku u fut në fund të lojës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›