Fakulteti i gjuhëve të huaja ka mbështetje nga institucioent ndërkombëtare

Mësimi i gjuhëve të huaja nga studentët shqiptarë në arsimin e lartë publik do të mbështetet edhe nga institucioneve ndërkombëtare, nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave mësimore. Për këtë qëllim do të organizohet këtë javë, më 23 prill një konferencë ndërkombëtare mbi përmirësimin dhe sjelljen e taktikave të reja mësimore nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave të ndryshme kulturave ndërmjet vendeve. Departamenti i Gjuhës Frënge, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës me mbështetjen e Ambasadës Franceze dhe Aleancës Franceze në Tiranë do të zhvillojnë Konferencën Ndërkombëtare “Langues, éducation et interculturalité” (Gjuha, edukimi dhe kultura ndërkombëtare), përmes të cilës synohet sjellja e stafeve të specializuara franceze në vend për të dhënë përvojat e duhura në zhvillimin e këtij departamenti, i cili gjithnjë e më tepër ka shfaqur interesim nga studentët shqiptarë.
...