E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS braktis komisionet, Maxhoranca miraton e vetme pr/ ligjet

Partia Socialiste braktis komisionet për procesin e pajisjes me kartat e identitetit. Maxhoranca miraton e vetme në komisione pr/ ligjin per disa ndryshime ne taksat e tarifat vendore e pr/ligjin per gjykaten administrative 

TIRANE- PS dhe aleatet e saj kane bojkotuar sot punimet e komisioneve parlamentare duke vijuar kundershtite ndaj qendrimit te qeverise lidhur me procesin e pajisjes me karta identiteti. Ne Komisionin parlamentar te Ekonomise maxhoranca votoi e vetme pr/ligjin per disa ndryshime ne taksat dhe tarifat vendore e cila eshte kundershtuar hapur nga opozita si nderhyrje e drejteperdrejte dhe cenim i pavaresise se pushtetit vendor. P/ligji parashikon vendosjen e kufijve të pushtetit vendor për taksat ndaj biznesit të vogël. Në bazë të projektit bashkitë dhe komunat nuk mund të ulin me shumë se 30 % taksat ndaj biznesit, por as t'i rritin ato më shumë se 10 %.

Nderkohe ne komisionin parlamentar te ligjeve mazhoranca kaloi e vetme per miratim pr/ligjin per gjykaten administrative e cila parashikon zgjidhjen e konflikteve mes administrates tatimore dhe doganore dhe biznesit.Opozita braktisi diten e enjte punimet e kuvendit duke parlajmeruar se nuk do te marre pjese ne asnje komision dhe seance nese qeveria nuk zgjodh ceshtjen e kartave te identitetit. PS kembengul qe shtetasit pa pasaporte te marrin karta falas.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›