Fakulteti juridik, vijojnë punimet gati në tetor

Punimet në fakultetin e drejtësisë dhe atë të Shkencave Sociale në kryeqytet duket se janë në kulmin e tyre, megjithëse rektorati i Universitetit të Tiranës premton se këto dy fakultete do të jenë gati në muajin tetor kur pritet të nisë edhe viti i ri akademik.
Në të dyja godinat ka filluar rikonstruksioni që prej vitit të kaluar dhe duket se punimet nuk jane drejt përfundimit. Vetë studentët shprehen se nuk e besojnë se edhe këtë vit do ta bëjnë mësimin në këto fakultete.
Kështu në vitin e ri shkollor studentët e këtyre dy fakulteteve në rast se rikonstruksioni nuk përfundon brenda shtatorit pritet të bëjnë mësim të shpërndarë nga Qyteti i Studentit në godinën e "Kinoklubit", për të cilat rektorati është në konflikt me disa biznese që kanë zënë këto ambjente, për të vazhduar më tej tek ish-ambientet e Fakultetit të Infermierisë dhe në një prej godinave të Universitetit Ushtarak "Skënderbej".