Shëndetësia, 7 hapat e PS për rimëkëmbjen
Në këto ditë të nxehta të kësaj vere, kur temperaturat e motit janë në kufi j të lartë, kur kriza ekonomike ka prekur edhe turizmin duke sjellë dështim tek operatorët turistikë, po vërehet edhe një ngritje e lartë e temperaturave politike.
KQZ akoma nuk po nxjerr rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit dhe kryeministri në detyrë, vazhdon si pa të keq të shtojë barrën e borxhit në buxhetin e shtetit në kurriz të qeverisë së re.
Por nga ana tjetër, edhe dy kandidatët gjatë gjithë fushatës së tyre brenda partisë, vazhduan dhe si alternativë të vetme kishin në shënjestër Partinë Socialiste, si dhe koalicionin e saj qeverisës që u votua bindshëm në 23 qershor. I kam dëgjuar me shumë vëmendje se çfarë do të ofronin kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, se çfarë rruge do të zgjidhnin kur të ishin në krye të saj. Më bëri shumë përshtypje, se gjatë çdo fjalimi preknin reformën në shëndetësi, duke hedhur insinuatë për gjoja tërheqje dhe dështim, në atë se çfarë u thamë qytetarëve për shëndetësinë e shërbimit universal dhe u premtuam duke na votuar. Por edhe të tjerë eksponentë të Partisë Demokratike lakuan në median e shkruar për një dështim të socialistëve në reformën e shëndetësisë, për çfarë u ofruam qytetarëve për gjatë dy viteve rresht dhe shumë fort në fushatë.
Çudi e madhe, sepse të nxjerrësh konkluzione për një gjë që akoma nuk ka filluar të vihet në jetë është shumë e vështirë. Sepse qeveria e re do të konstituohet në muajin shtator, dhe menjëherë do të fillojë të vërë në zbatim të gjitha platformat e saj për një mirëqeverisje të vendit.
Por për të mos u fokusuar gjetkë, dua të jap dhe të përforcoj mendimin tim edhe të kolegëve të mi, në lidhje me atë çfarë kemi premtuar gjatë fushatës dhe që patjetër do ta vendosim në funksion të qytetarëve shqiptarë, mbi reformën në shëndetësi.
Shërbimi shëndetësor kombëtar, është një shërbim të cilin shumë vende të ndryshme të botës, të zhvilluara, por edhe të nivelit tonë, kanë dekada që e kanë në zbatim dhe kanë një shërbim shëndetësor të nivelit të lartë, në drejtim të rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarit. E kemi thënë dhe vazhdojmë ta përforcojmë idenë tonë, tani më shumë se kurrë, mbas votimit popullor të 23 qershorit, se nuk do të tërhiqemi nga kjo mënyrë dhënieje shërbimi shëndetësor popullatës. Nuk e kuptoj nxitimin e këtyre opozitarëve të rinj që akoma nuk e kanë marrë vesh, se nuk i votoi populli për të vazhduar keqqeverisjen e tyre.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, i propozuar nga ana jonë, ka në vetvete dhënien e shërbimit të nevojshëm falas të qytetarit, pa dallime të ndryshme punësimi, race apo feje. Është një shërbim, i cili mbështetet në taksimin progresiv, duke i dhënë qeverisjes një theks të qartë social. Patjetër do të kërkojë kohë, patjetër jemi të ndërgjegjshëm që është një reformë e dhimbshme për ekonominë dhe buxhetin e një qeverie, por jo e parealizueshme. Por sigurisht do të kërkojë kohën e duhur për zbatimin e saj.
Dua të ndalem në disa pika të veçanta dhe rrugë, në të cilat ne do të orientohemi në vënien në zbatim të këtij lloj shërbimi.
Së pari, në mënyrë emergjente, do të përshtatim të gjithë kuadrin ligjor dhe të domosdoshëm, për të vënë në të gjithë sistemin shëndetësor, kritere të qarta ligjore, në mënyrë që funksionimi i institucioneve të jetë sa më i kontrollueshëm. Çfarë dua të them me këtë? Sot ky shërbim është i bazuar pothuajse tërësisht në sigurimet shëndetësore të popullatës, d.m.th. këtë shërbim e marrin ata që paguajnë. Ne tashmë do të bëjmë ndryshimet ligjore, që këtë shërbim ta marrë e gjithë popullata. Do të ndryshojmë në këtë mënyrë konceptin dhe drejtimin e menaxhimit të këtyre institucioneve, për t’i bërë ato sa më të pavarura dhe eficente për misionin që kanë. Po kështu lipsen rregulla të reja në drejtim me shitjen e shërbimeve në shërbimin shëndetësor jopublik. Duke e cilësuar këtë të fundit, si një partner të barabartë në tregun shëndetësor.
Së dyti, ndarja e politikëbërjes, me administrimin e financave, do të sjellë një ndryshim total të menaxhimit të të gjithë sistemit shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë, duke luajtur rolin kryesor në politikëbërje dhe në ndjekje të të gjitha kritereve ligjore, do ta shmangë atë nga përgjegjësia e korrupsionit dhe e keqadministrimit të të gjithë sistemit. Ndryshimi i rolit të ISKSH-së, në Shërbim Kombëtar Shëndetësor dhe duke i dhënë delegimin dhe miradministrimin e fondeve, do të sjellë rritjen e shkallës së përgjegjësisë në administrimin e tyre dhe në rritjen e kërkesës së llogarisë në mënyrë permanente, për të kërkuar shërbim shëndetësor të një shkalle të lartë.
Së treti, do të njihemi shumë shpejt, duke bërë një kontroll të imët të financave të këtij sektori dhe një rishikim të të gjithë treguesve ekonomiko-financiarë dhe shëndetësorë të tij, ku do të njihemi me gjendjen në të cilën ndodhen këto institucione dhe borxhet e krijuara e të mbartura në vite. Do të ngulmojmë dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, do të nxjerrim kostot e çdo lloj shërbimi, në mënyrë që të kihet parasysh në alokimin e fondeve për shërbime të domosdoshme dhe eficente.
Së katërti, do të kryhet në mënyrë shumë të shpejtë, akreditimi i institucioneve shëndetësore, publike në veçanti, në mënyrë që të gjithë sistemin ta bëjmë sa më eficent. Ka një periudhë shumë të gjatë që ky institucion ka fjetur dhe nuk ka mundur që të zërë vendin e duhur në rregullat e lojës së shtetit. Akoma për një periudhë afro 10-vjeçare ky institucion nuk ka mundur që të japë konkluzionet e tija në lidhje me akreditimet. Gjë të cilën edhe MSH duhej ta kishte parasysh në hartimin e buxheteve ndër vite.
Së pesti, do të rrisim shkallën e transparencës në çdo hallkë të këtij shërbimi, në mënyrë të tillë, që të ketë një kontroll të imët të të gjitha financave të destinuara në këtë sektor. Ky do të jetë kyçi i suksesit në politikat qeverisëse në këtë sektor. Paratë janë, por delegimi i tyre në sektorë dhe shërbime të cilat sjellin përfitime të drejtuesve, kanë sjellë uljen e cilësisë së shërbimit shëndetësor dhe mungesën e tij pothuajse në mënyrë permanente.
Së gjashti, do të krijohet menjëherë, pavarësia e domosdoshme e institucioneve shëndetësore, duke u dhënë lirshmëri në ristrukturimin e tyre, përllogaritjen e nevojave financiare për të përballuar shërbimin e nevojshëm bazë, si edhe për të ruajtur të gjitha burimet njerëzore si asete të këtij vendi.
Dhënia e pavarësisë së domosdoshme institucioneve shëndetësore, do të bëjë të mundur planifikimin e domosdoshëm dhe transparent të nevojave të çdo institucioni. Kjo do të sjellë uljen e abuzivizmit me financat, si edhe mbajtjen e përgjegjësisë për gjendjen në të cilën do të ndodhen këto institucione. Planifikimi vjetor, si edhe administrimi i këtyre institucioneve me njerëz të përgjegjshëm profesionalisht, patjetër do të sjellë miradministrim të institucionit dhe rritje të cilësisë së shërbimit.
Së shtati, do të rregullojmë sistemin e kontrollit të tregut të barnave, duke u hequr atyre taksën prej 10% dhe duke i përafruar çmimet në lidhje me tregun rajonal dhe atë bazë prodhues. Është shumë e rëndësishme reformimi i QKKB, në mënyrë të atillë që kjo qendër, e cila do të kthehet në një Agjenci, do të mund ta bëjë shumë herë më të kontrollueshme të gjithë rrugën e ndjekur nga tregtarët dhe grosistët, deri në hyrjen e tregut tonë dhe ruajtjen e çmimit në nivele tejet të konkurrueshme dhe të përballueshme nga ana jonë.
Vetëm duke ruajtur një skemë të cilën e kemi diskutuar vazhdimisht me të gjitha grupet e interesuara, duke ruajtur patjetër atë çfarë kemi gjetur si shërbim! E theksoj këtë, sepse shumë po abuzohet se ne do të mohojmë çdo gjë të derisotme. Ne do të bëjmë të mundur që brenda mandatit të parë të kemi rezultatet pozitive, në drejtim të rritjes së cilësisë së shërbimit shëndetësor në vendin tonë.
Ajo çfarë është më kryesorja, në qeverinë e re ekziston dëshira dhe vullneti politik për t’u realizuar një reformë e tillë në këtë sektor.