Falcao i kërkuar në Londër

Nga Express më 27 maj 2011 në ora 16:44
Një përfaqësues i Radamel Falcaos ka bërë të ditur se Tottenham dhe Arsenal janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblimin prej 30 milionë euro në kontratën e sulmuesit me Porton.
Të dy këto klube londineze janë në kërkim të një sulmuesi të ri ndërsa Falcao ka shkëlqyer në edicionin e fundit me Porton duke shënuar 17 gola në suksesin e tyre në Europa League.
“Anglia është e çmendur pas Falcaos. Në mesin e kandidatëve janë Arsenali dhe Tottenhami që janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblimin prej 30 milionë euro”, tha Claudio Mossi për Maisfutebol.