Te gjithe ne Wembley. Te shtunen perballja e gjiganteve

Londra është kthyer në kryeqytetin e futbollit botëror. Të gjithë prozhektorët janë drejtuar në kryeqytetin anglez që të shtunën do të presë në “Wembley” finalen e Ligës së Kampioneve Manchester United-Barcelona.
Dy gjigandët e futbollit evropian kanë mbërritur në Londër ku po zhvillojnë dhe seancat e fundit stërvitore në prag të përballjes më të rëndësishme për trofeun prestigjoz. Orët kalojnë ndërkohë që ethet shtohen në radhët e dy skuadrave që kërkojnë kurorën e mbretëreshës së Evropës.
Alex Ferguson synon Champions e tretë në karrierën e tij të gjatë me Manchester United, pasi triumfoi në sezonin e kampionatit anglez me fitimin e titullit të 19-të në Premier League. Tekniku skocez ka të gjithë futbollistët e tij në dispozicion, ndërsa duhet të largojë presionin nga Ryan Gigs.
Legjenda e “Djajve të kuq” është vënë në shënjestër të një cikloni mediatik për shkak të publikimit të një historie rozë të mesfushorit uellsian. Gjithsesi, problemi më i madh i Ferguson është gjetja e një formule për të ndalur Barcelonën e udhëhequr nga fantastiku Lionel Messi.
Kampionët e Spanjës kanë mbërritur përpara kohe në Londër, për të evituar ndodnjë surprizë të hidhur ashtu si dy vjet më parë ku u detyruan të përshkonin në rrugë tokësore më shumë se 2 mijë kilometra deri në Romë për shkak të vullkanit islandez.
Skuadra e Pep Guardiolës shihet si favorite, por tekniku spanjoll nuk I beson kolegut të tij më të vjetër Alex Ferguson, arkitekt I një sezoni të shkelqyer me Manchester United.