E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfi ne Rome i biri i eres mund Asafa Pawell

 Usain Bolt vazhdon të dominojë pistat e atletikës, duke fituar garën e parë sezonale në Diamond League që po zhvillohet në Romë. Atleti xhamajkan i cili ka marrë epitetin “i biri i erës” dominoi në 100 metra duke ndalur kronimetrin në 9”91, një kohë kjo larg rekordit botëror që mbahet nga vetë ai. 
Gjithsesi, triumfi në stadiumin “Olimpik” të Romës është një sukses për Bolt, i cili ka garuar për herë të parë pas dëmtimit që e mbajti larg pistave për një kohë të gjatë. Rekordmeni botëror, i cili fitoi tre medalje të arta në 100, 200 dhe stafetën 4x100 metra në Lojart Olimpike Pekin 2008 la pas rivalin e tij kryesor Asafa Powell, ndërsa në vendin e tretë u rendit atleti francez Christophe Lemaitre. Po ashtu, kjo ishte gara e parë e Usain Bold në Itali, ku iu rezervua një pritje e shkëlqyer nga tifozët vendas. 

Diamon League e Romës ka parë triumfuese edhe Blanka Vlasic, e cila ka fituar në garën e femrave për kërcim së larti. Atletia kroate kërceu 1.95 metra, duke qenë shumë larg rekordit të saj personal me 2.08 m dhe rekordit botëror me 2.09 m I regjistruar pikërisht në Romë nga atletia bullgare Stefka Kostadinova 24 vjet më parë. 

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›