E Diel, 1 Nëntor 2026

Kater nekrologji qe nuk u shkruan

/ /

NgaEDI LESI

Pas ngjarjes se rende te dy diteve me pare ende shume gjera kane mbetur mister dhe shume pyetje pa marre pergjigje. Kater vete mbeten te vdekur ne demonstraten para Kryeministrise dhe pak dihet si pse dhe cfare ndodhi. Jo deklaratat politike por ka gjasa qe as prokuroria te mos mundet dot te hedhe driten e mjaftueshme mbi keto motive. Dhe nje frike tjeter e madhe eshte se 4 nekrologji do te mbeten pa u shkruar. Nese do te renditeshin fjale patjeter qe pos te tjerash duhet thene se perse 4 protestues mbajten frymen e fundit ne bulevardin Deshmoret e Kombit.
Ata nuk ishin pjese e nje grupi ideologjik pasi lideri i opozites sapo nisi perleshja me policine tha se nuk jane tanet. Nuk jane as nje segment i shoqerise qe ka probleme serioze me qeverine pasi nuk rezultuan te jene as te permbytur as te shpronesuar me dhune e korrupsion as te deshperuar per shkak te politikave te ekzekutivit as te demtuar ne ndonje menyre. Nuk ishin minatore sindikaliste apo studente dhe nuk mbanin ndonje simbolike per tu identifikuar si individe qe kane nje motiv te forte politik per te kallur ne flake zyrat e ekzekutivit. Ne pergjithesi ne ate llomoshti te nevrikosur spikasnin rioshe me kapuca dhe me xhinse me brez te ulet. Ishte nje demonstrate pa identitet jetime si te thuash pa mesazh e lider. Andaj viktimat do te mbeten shume shpejt larg vemendjes edhe te atyre zerave mediatike qe duan ta nxjerrin mazhorancen si vrasese dhe qe po hedhin valle ne kete mort.
fare mund te thuhet me siguri eshte se ai grusht qytetaresh u shfrytezua deri ne sekonden e fundit nga opozita. Para se te gdhinte 21 janari kryetari i Partise Socialiste u shpreh se nuk do te mbante pergjegjesi nese protestuesit do te kapercenin kornizen ligjore dhe do te shprehnin me menyren e tyre mllefin ndaj qeverise. Ky nuk eshte nje profet por nje skenarist me letra ne xhep. Si frymezuesi kryesor i masakres se bulevardit ai nxori menjehere alibine kur pa se perpjekja e tij per te rrezuar Berishen po merrte vertete permasa dramatike. Kur tymi flaka dhe tullat verviteshin ne qiellin e Kryeministrise ai doli ne ekran dhe u beri thirrje familjareve miqve dhe te afermve te demonstruesve qe te nderhynin me thirrje telefonike per ti terhequr ata nga kjo aventure dhe per ti dhene fund perplasjes. Me kete tentoi te laje duart nga nje gjelle qe e kishte gatuar vete madje prej kohesh e kishte lajmeruar ne menune e tij politike. Si ai fajtori qe thote se as nuk isha aty kur u be vrasja dhe as nuk e porosita une. Mirepo ishte vone. Tanime raporti mes demonstruesve te dhunshem dhe skalioneve policore te shtetit kishte hyre ne spiralen dhe dialektiken e tij ku arsyeja nderroi jete e para duke sjelle domosdo dhe viktima.
Keto tashme dihen por ende jo pse vdiqen kater qytetare. A rane ata ne nje perpjekje te njemendet per te rrezuar Sali Berishen A u shuan ne nje tentative per te bere kryeminister Edi Ramen Sido qe te jete asnjera nuk e perligj humbjen e bashkeqytetareve tane.
Prokuroria me siguri qe do ta trajtoje ceshtjen fare teknikisht ishte apo jo tejkalim i masave te nevojshme te mbrojtjes nga ana e forcave te policise dhe te Gardes. Edhe ne kete sens cdokush duhet te mbaje pergjegjesite e tij. Vrasja nuk mund te gjeje asesi justifikim.
Por do te ishte fatkeqesi nese ne kete kaos nuk do te hidhej nje sy tek thirrjet dhe tek gjithe rrethanat qe parapergatiten kete situate. Nuk mjafton me qe ata qe perceptohen si autore ne sferen publike te penalizohen vetem politikisht. Ishin pikerisht udheheqesit e opozites qe i kerkuan manifestuesit dhe i ftuan ata te dilnin tek instiktet natyrore parapolitike. Edi Rama tha se nuk do te pergjigjej nese turma dilte jashte kontrollit. Skender Gjinushi sugjeroi qe te perseritej Tunizia. Me tej avokat Ngjela ftoi popullin te merrte ne dore fatet e tij. Jo vetem kaq por nga Spitali Ushtarak te premten ne darke atje ku u zhvendos liturgjia partiake ai tha se do te kete edhe te vdekur te tjere duke paralajmeruar kesisoj skenare te reja. Nderkohe qe policia perseriste prej kohesh qendrimin e saj se ligji do te vepronte me force dhe se nuk do te tolerohej askush qe e shkelte ate.
Lideret e opozites i nisen qytetaret drejt gijotines me bekimin e tyre. Do te duhet kohe per te kuptuar me te vertete pse u vrane kater qytetare. Per fat te keq renia e tyre nuk e ndih gjendjen nga nisi e gjitha kjo. Tanime konflikti politik ka marre permasa edhe me te medha ku do te gjenerohet edhe me shume dhune. Me kater nekrologji te pashkruara do te behet edhe me e pamundur qe Edi Rama e Sali Berisha te merren vesh.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›