E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faleminderit Mancini!

Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez iu falënderua menaxherit Roberto Mancini për besimin e shfaqur ndaj tij dhe paralajmëroi Manchester Unitedin se gara për titull është larg nga përfundimi, pas het-trikut që shënoi të shtunën në fitoren 6-1 ndaj Norwichit.

Tevez ishte larguar nga City për tre muaj, pas mosmarrëveshjeve me Mancinin. Por, ata janë sqaruar mes vete dhe Tevez është kthyer për t’i ndihmuar skuadrës në ndjekje të rivalit lokal, Unitedit, drejt titullit të parë nga viti 1968.

Tevez startoi ndeshjen e tij të dytë me radhë në Premierligë, për herë të parë pas 11 muajsh dhe shpërbleu Mancinin me paraqitje të mirë dhe përfundim efikas të aksioneve.

“Sigurisht se mund të fitojmë titullin. Duhet të shtojmë presionin ndaj Unitedit. Duhet të vazhdojmë të luajmë kështu dhe do të mbërrijmë në krye. Matematikisht nuk është e pamundur. Jam shumë i lumtur që kam luajtur mirë, por gjëja më e rëndësishme është t’i falënderohem trajnerit Mancini dhe bashkëlojtarëve të mi për përkrahjen që më kanë dhënë prej kur jam kthyer”, deklaroi Tevez për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›