E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premierliga më e mirë se La Liga

Menaxheri i Wigan Athleticut, Roberto Martinez beson se Premierliga është më e mira në botë, por pranoi se dy skuadrat më të dalluara në planet vijnë nga Spanja.

“Është shumë vështirë të krahasojmë ligat, por për mua Premierliga është më e mira. Kurse, La Liga ka dy skuadrat më të mira në botë. Nuk mendoj se ekziston dikush që mund të sfidoj Real Madridin dhe Barcelonën”, u shpreh ai.

“Këto dy ekipe mund të krijojnë 30 pikë epërsi ndaj skuadrës që përfundon i treti, dhe kjo nuk është mirë nga aspekti garues”, përfundoi Martinez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›