Faleminderit, Sofja ime!
Për Bullgarinë kisha dëgjuar shpesh
nga miq të mi bullgarë, studentë si
unë në Itali, por edhe nga bashkëpatriotë
që e kishin vizituar këtë vend
ballkanik. Veç ngrohtësisë e mikpritjes,
shumë më përmendnin çmimet e ulëta
atje krahasuar edhe me vendet e tjera të
rajonit, megjithëse ky vend ka disa vjet
nën ombrellën e BE. Natyrisht, si gjithnjë,
për ekstrakomunitarët "pengesa e
vetme që mund të hasësh mbetet viza",
më paralajmëronin miqtë e mi. Mospërfillës
ndaj kësaj vështirësie, duke qenë i
pajisur me një dokument si student në
një vend të BE dhe me dëshirën e madhe
për të parë Sofjen, telefonova në konsullatën
bullgare në Milano. Bullgaria bën
pjesë në BE që prej vitit 2007, por akoma
nuk është përfshirë në marrëveshjen
"Shengen". Për çdo shqiptar që kërkon
të vizitojë Bullgarinë, duhet një dosje me
dokumente për zyrat konsullore. Qysh
prej vendimit tim për të studiuar jashtë
Shqipërisë, jam mësuar të lëviz lirshëm
në shtete të ndryshme, qoftë për punë a
turizëm, duke kultivuar vullnetin e duhur
për durim në zyra të ndryshme. Fytyrat
mosbesuese dhe komentet cinike të
zyrtarëve("Albanian?") prapa xhamave
të sporteleve i konsideroj si rutinë të pashmangshme.
Ftesa për të takuar disa miq të mi në
Bullgari, por edhe në Maqedoni në
kthim, më pati ardhur në kohë festash
të ndërrimit të viteve, e, megjithatë, nuk
refuzova. Kisha shumë arsye për të
thënë "po". Më mungonte një reportazh
nga Bullgaria; biletën e kthimit për në
Shqipëri, që në periudhën e festave me
kompanitë ajrore shqiptare pseudolow-
cost e paguan 10-fish më shumë se
të vizitosh kryeqytetet evropiane, nuk e
pata prenotuar. Gjithashtu, me thënë të
drejtën, malli më kishte marrë malli për
"një çik Ballkan ndryshe" nga Shqipëria.
"Kot e ke moj bullgarkë! Do t‘i përmbush
të gjitha dëshirat burokratike",
thosha me vete atje prapa sportelit të
konsullatës bullgare në Milano. Humba
disa ditë derisa i sajova të gjitha dokumentet
e nevojshme për aplikimin e
vizës. Më vinte për të qeshur, por duhet
të siguroja Ministrinë e Jashtme bullgare
që nuk kisha ndërmend të emigroja
në Bullgari me një vizë turistike! M‘u
kujtua atë çast e-mail-i im, "mbytur" me
njoftime të gazetave shqiptare që njoftonin
arritjet më të reja në procesin e lehtësimit
të vizave me BE nga ana e
qeverisë shqiptare. Ndërkohë, si për ironi,
paralel me këto "suksese", news-et e
tjera bënin fjalë për "kapjen" e një
bande falsifikatorësh të dokumenteve
zyrtare. "Epo, t‘i harrojmë udhëtimet
jashtë shtetit edhe për ca kohë, miq të
mi", mendoja i trishtuar.
* * *
Në aeroportin ndërkombëtar të
Sofjes, ose më mirë të them në terminalin
e vjetër, më priti një police që më bëri
të harroj stresin e para disa ditëve të
koleges së saj. Sapo mori vesh motivin tim
gazetaresk të udhëtimit, pas çdo
përgjigjeje ndaj pyetjeve të saj, më thoshte
"Superrr". Më në fund, "Superr!"-i më
përcolli me një buzëqeshje që nuk m‘u
duk dhe aq e shtirë, si në aeroporte të
tjera. Te dalja më prisnin Atanas Lozanov,
president i shoqatës "Media Rinore" në
Bullgari dhe bashkëpunëtorët e tij, Martin
dhe Slavko. Do më shoqëronin me
makinën e tyre deri në hotel, duke me
shkurtuar jo pak kohë sa të deshifroja
udhëzimet në alfabetin cirilik të trafikut.
Ashtu si dhe në raste të tjera, kur të rinj
nga Ballkani takohen me ndonjë të huaj,
qoftë ky dhe shqiptar që jeton në Itali,
mikpritësit filluan një lojë fjalësh që ironizonin
regjimin e tejkaluar komunist.
Shakatë mbi spiunët e sigurimit shtetëror,
spiunët rusë, ideja e një konspiracioni
të fshehtë e plot të tjera si këto
mbizotërojnë kontaktet e para. Hyja për
herë të parë në terminalin e aeroportit të
Sofjes, që, njësoj si ai i Tiranës, kishte dhe
një terminal të ri të xhamtë. "Shumë modern,
ë?", tha Slavco, por që "kishte lidhje
me disa struktura të fshehta" që Atanasi
dhe Martini nuk arrinin dot t‘i kuptonin.
Ai njihte çdo pikë të veçantë të terminalit
të ri, "ndërtuar nga KGB përmes një kompanie
private që shërbente si mbulim!".
"Kryevepër arkitekturore dhe
agjenturore", bënte shaka Slavko.
Djemtë bënin ironi, me sa duket, për fushatën
publicitare që partia në pushtet i
kishte bërë ndërtimit të këtij terminali të
ri. Më shkoi në mendje thënia italiane
"ogni mondo è paese", e cila nënkupton
se, në fund të fundit, kudo, në çdo vend
të njëjtat probleme ekzistojnë.
Duke më përcjellë për te hoteli im,
kaluam bulevardin "Bruksel", nga ku do
të dilte, për kënaqësinë time dhe një
rrugë që quhej "Tirana", për të arritur, më
së fundi, në bulevardin ku çdo shofer i
Sofjes nxiton të arrijë shpejtësinë më të
lartë të mundshme, edhe duke ndërmarrë
teknika prej Formula UNO, drejt e në
bulevardin "Tsarigradsko Shose".
Pasdite, Atanasi kishte planifikuar të
më shëtiste nëpër Sofjen e pragfestave.
President i një prej shoqatave më të suksesshme
rinore të mediave audiovizive
dhe të shkruara, shoqata "Youth Media
Network", ai synonte të rinjtë për t‘i bërë
pjesë të procesit të vendimmarrjes. Financuar
nga programi "Youth in Action" i Komisionit
Evropian, por edhe nga donatorë
të tjerë, shoqata njihej për disa aktivitete,
ndër të cilat veçoheshin diskutimet
dypalëshe ndërmjet të rinjve nga
Sllovenia, Italia, Greqia dhe Bullgaria me
politikanët e vendeve të tyre. Shoqata
promovon gazetarët e rinj, duke nxitur
mundësitë për t‘i ndërfutur ata në median
profesioniste. Shoqata e re po kalonte
fazën përgatitore, të nevojshme për t‘u
bërë degë e organizatës më të madhe
evropiane, European Youth Press. Atanas
kishte mundësuar dhe një projekt interesant.
Me anë të fondeve të marra nga
Agjencia Kombëtare e Bullgarisë, Atanas
paskësh realizuar një projekt për organizimin
e aktivitetit "European Youth Week
in Bulgaria", një javë takimesh, diskutimesh,
vizitash dhe argëtimesh për të
rinj nga e gjithë Evropa në Bullgari. Shoqata
numëronte rreth 500 anëtarë;
gazetarë, studentë, prezantues
televizivë etj. "Nuk jemi aq të këqij sa na
bëjnë me njëri-tjetrin", më thotë Atanas.
Ballkanasit, po u takuan me njëri-tjetrin,
bëhen miq. Sipas tij, afrimiteti kulturor i
popujve të rajonit duhej të kthehej në
traditë për të mirën e së ardhmes evropiane.
Pastaj, gjuha shkon atje ku dhemb
dhembi. Atanas më foli me shqetësim për
situatën politike në aksin Beograd-Prishtinë,
duke ia vënë fajin mentalitetit serb,
"që po pengon zhvillimin e krejt zonës
sonë". Ajo që më bëri përshtypje te miku
im i ri qenë njohuritë për pseudoprojektin
"Big Albania-Shqipëria e Madhe".
Atanas, ndryshe nga shumë të tjerë joshqiptarë,
me të cilët kam pasur rastin të
bisedoj për këtë argument, e dinte fare
qartë të vërtetën për këtë slogan që
tremb ca "ndërkombëtarë". Folëm edhe
për fqinjët që rrethojnë Bullgarinë, problemet
që sillnin anëtarë të komunitetit
rom që vinin aty nga Rumania, por edhe
për eksperiencat e hidhura të Atanasit
me "nacionalistët" maqedonas. "Maqedonasit
janë shumë nacionalistë, më tregon
Atanas. Ndonjëherë, me hartimet e
tyre kombëtare, ata bëhen të bezdisshëm
në epokën e re, kur, kombësia në kuptimin
klasik, po tretet gjithnjë e më
shumë". Unë vura buzën në gaz dhe Atanasi
më pyeti, nëse "ndaja të njëjtin
mendim për maqedonasit". "Po, -iu
përgjigja, -por për maqedonasit shqiptarë!".
Në fakt, do udhëtoja në Shkup
disa ditë më vonë dhe do më kujtohej
miku im bullgar në mes të një muhabeti
shqiptarësh në një nga "çajtoret etnike"
të Shkupit. Vendasit, tërë pompozitet, u
thoshin bashkëmoshatarëve të tyre të
ardhur nga Tirana, se "ndiheshin më shqiptarë
se ata". Çështje keqkuptimi, kur
fëmijëve gjithë ditën u mësohet lahuta
dhe ritet fetare, në vend që të ndjekin
kurset e internetit dhe të universitetit.
Me Atanasin u ulëm për një kafe në një
nga lokalet e shumta në brendësi të Pallatit
Kombëtar të Kulturës në Sofje, një
vepër tipike komuniste, por që kishte
ndryshuar pamje. Në vend të fjalimeve
dhe sloganeve të udhëheqjes së vjetër,
tani ambientet e "pallatit" ofronin shërbime
tregtie, bare, disko dhe restorante.
Në klubin "Twins" (Binjakët), një nga më
të njohurit në kryeqytetin bullgar, ku si
specialitet muzikor ishin rrymat jazz,
funk, bossanova dhe chillout, dhe ku luanin
DJ më të kërkuar në Sofje, organizonte
ditëlindjen pikërisht njëri prej tyre.
Nuk e mora vesh, nëse qe një "komplot"
i miqve të mi ftesa për t‘u bërë edhe unë
pjesë e kësaj feste, edhe pse nuk e njihja
fare festuesin. Asnjë nga banakieret nuk
më la të paguaja; këmbëngulja për diçka
simbolike vajti dëm. U krijua një ambient
shumë miqësor, falë edhe mikeshës
time, gazetares Teodora Konstadinova.
Kur u kujtova që të nesërmen do vizitoja
Sofjen historike, qe bërë shumë vonë.
* * *
Të nesërmen në mëngjes i thashë
mikut tim se doja ta nisja "guidën" nga
hotel "Serdika". Ai nuk u çudit, përkundrazi,
ndonëse motivi i kërkesës sime qe
krejt personal dhe nuk lidhej fare me ato
që mendonte Atanasi: "Shumë bukur!
Serdika është një emër simbolik për ne!".
Afro 17 vjet më parë, në pranverën e vitit
1992, babait tim gazetar i pati ndodhur
në ngjarje e hidhur që lidhej pikërisht me
këtë hotel. Në udhëtimin e parë jashtë
gazetës së atëhershme "Albapol", pati
rënë viktimë e një grabitjeje. Kishin
mbërritur vonë në Sofje dhe hoteli i parë
me vende të lira ishte ky "Serdika". Të shkujdesur
nga entuziazmi i udhëtimit jashtë,
ata patën parkuar veturën e re "Fiat
Croma" para hotelit. Por të nesërmen
konstatuan me habi se ajo ishte zhdukur.
Ndonëse isha i vogël e mbaj mend fare
mirë bisedën e babait në telefon: "Nuk
vjedhin vetëm në Shqipëri". Shpesh, kur
e kujtonte këtë ngjarje me shokët e vet,
do e niste bisedën me bejtet që patën
krijuar për të shtyrë netët e tjera në Sofje:
"Ky hotel "Serdika" mbushur plot
hajdutë..." e variacione të tjera kësisoj.
Hajdutët e makinave në Bullgari qenë të
një kalibri me hajdutët shqiptarë. Kjo
fabul do na intrigonte më tepër, sidomos
kur miku im i ri bullgar më kërkoi të dinte
fjalën shqipe për "hajdut". "Si, si?...
haduk, hajdut...!? Po, edhe në bullgarisht
kështu i thonë: hajdut!".
Interesante, duhet të vija në Sofje,
përpara hotel "Serdikës", për të marrë
vesh se pothuaj në të gjitha gjuhët ballkanike
fjalë që shënjon grabitësit,
vjedhësit qe po ajo: hajdut, hajdut. Madje,
edhe ngjyresat, kuptimet e mbartura;
nga kuptimi fillestar, te koncepti romantik
për luftëtarët bamirës që vidhnin karvanët
për të ndihmuar të vobektit, deri
tek ai "heroik"(tip Robin Hud) qenë njësoj.
Hajdut (shqip), hajduk (bosnjisht),
?????? -hayduk (bullgarisht), hajduk (kroatisht),
aiduço (italisht), hajdú (hungarisht),
?????-ajduk(maqedonisht), haiduc
(rumanisht), ??????- hajduk(serbisht),
haydut (turqisht), etj. Klube
futbolli(Hajduk i Splitit, FK Hajduk i Beogradit
etj.) dhe grupe të tëra muzikore në
Ballkan janë pagëzuar me këtë emërtim.
Me sa duket kjo fjalë i bashkon ballkanasit.
Por "Serdika" bullgare, ndryshe nga
ndodhia e babait tim, ka një simbolikë
dhe domethënie krejt tjetër për bullgarët.
Me të shpjegohet emri i kryeqytetit,
Sofjes, ndonëse edhe kjo iu është "grabitur"
trakasve antikë. Sofia është një nga
kryeqytetet që ka pasur emra të ndryshëm
në periudha të ndryshme historike.
Nga Serdica-Sardica-Sredets, te
Sofja e sotme kanë kaluar 7 mijë vjet histori.
Ka pasur një periudhë kur në perandorinë
e bullgarëve përfshihej edhe Shqipëria.
Pikërisht në Durrës(e quajtur
Draç nga ata), kjo perandori ndahej me
kroatët... Në greqisht "serdika" do të
thotë "zgjuarsi". Mbase bullgarët u
treguan vërtet të zgjuar që zgjodhën këtë
vend për kryeqendrën e tyre. Duke ecur
nëpër rrugën "Vitusha", më të njohurën
dhe më tërheqësen në Sofje, rrugë e
pagëzuar prej malit Vitusha që mbron
qytetin nga njëra anë(Vitusha është për
Sofjen si Dajti për Tiranën tonë), Atanasi
më rrëfen për historinë dhe arkitekturën
e qytetit. Do të vizitoja kishën e Shën
Sofjes, kisha aktive më e vjetër në Ballkan,
kishën e Aleksandër Neskit, mbushur
me besimtarë dhe klerikë këtë të diel.
Do të kundroja nga jashtë dhe kishën e
Shën Gjergjit, e cila mbetet godina më e
vjetër në Sofje, kthyer në muze prej
shumë kohësh. Disa metra larg këtyre
kishave gjendet dhe universiteti "Shen
Klement Ohri", që mban pas mureve të
rënda një histori 120-vjeçare.
Kaluam përballë statujave të Siriusit
dhe Methodiusit, krijuesve të alfabetit cirilik,
alfabet që vazhdonte të më linte pa
kuptuar asnjë emër rruge. Vizitova dhe
godinat zyrtare të Sofjes. Përballë Asamblesë
Kombëtare gjendet statuja e Aleksandrit
II, carit që çliroi Bullgarinë nga
sundimi otoman. Në hyrje të godinës
gjendet dhe "gerp-i", stema e Bullgarisë
që shpreh idenë kombëtare bullgare. Si
çdo popull tjetër ballkanik, edhe bullgaret
kanë në historinë e tyre idetë nacionaliste
që jo rrallëherë përfshijnë identitete
të popujve fqinj. Në stemën mbi
murin zyrtar janë të përfshira Thrakia,
Maqedonia dhe Bullgaria. Atanasi më
thotë "të mos shkruaj për to, se do nxehet
ndonjë maqedonas!".
Përshtypje të veçantë të lë sheshi
"Maria Luiza". Sofja mbahet si një nga
kryeqytetet multifetare të Ballkanit.
Këtu jetojnë bullgarë ortodoksë dhe katolikë,
bullgarë hebrenj, turq myslimanë
dhe pakica të tjera kombëtar edhe fetare.
Nga një pikë e sheshit, nëse qëndron në
këmbë, mund të shohësh katër ngrehina
që u përkasin trashëgimisë fetare të
katër feve të ndryshme. Një xhami, një
kishë ortodokse, një kishë katolike dhe
një sinagogë që priste të festonte në
mbrëmje Hannukah. "Ma hodhe poshtë
mitin tim për Tiranën", i thashë me shaka
mikut tim bullgar dhe u drejtova për
nga "mazat", dyqanet nëntokësore, ku
duhanpirësit ulen në gjunjë për të marrë
paketat nga dora e shitësve që zgjaten
nga ish-bodrumet komuniste të kthyera
në dyqane të vogla piktoreske.
* * *
Vendosa të largohesha nga Sofja për
të parë një tjetër qytet të njohur në Bullgari,
sidomos për studentët shqiptarë,
Blagoevgradin. Sepse ka një komunitet
të vogël studentësh shqiptarë edhe
këtu, ndryshe nga auditorët perëndimorë
në Evropë e përtej Oqeanit ku
gjenden me shumicë, ashtu si edhe emigrantët.
Por ka pasur një kohë kur
rrjedha shqiptare qe krejt ndryshe. Nën
Perandorinë Osmane, por dhe më vonë,
deri në mes të shekullit të kaluar miliona
shqiptarë ndiqnin rrugën e Lindjes për
mbijetesë shumica përfunduan në Turqi.
Në fund të shekullit të ‘19, mijëra shqiptarë,
kryesisht nga viset jugore, nga
Korça, Kolonja, Voskopoja, Vithkuqi,
Dardha, Elbasani, Dibra e të tjera, mbërritën
si emigrantë këtu në Bullgari.
Kryeqyteti Sofje dhe qytete të tjera më të
mëdha të vendit ishin qendra tërheqëse
për fshatarët shqiptarë të mbetur pa
tokë, si dhe për tregtarët dhe zanatçinjtë
e vegjël të falimentuar. Në Bullgari, emigrantët
shqiptarë banonin në qytetet
Sofje, Pllovdiv, Varna, Pleven dhe në fshatra.
Këtu ka pasur edhe disa klube të
njohura për veprimtari patriotike dhe
botime në shqip si gazeta e përdyjavshme
"Drita" që botohej nga viti 1901 deri në
vitin 1908 me kryeredaktor Shahin Kolonjën.
Përveç gazetave dhe kalendarëve,
në Sofje njohën dritën e botimit më se 50
libra shqip që u dërguan në Shqipëri dhe
në kolonitë shqiptare.
Në vitet ‘90, pas rënies së regjimit të
mbyllur komunist, në Bullgari vërshuan
tregtarët shqiptarë. Botimet shqiptare
edhe sot e kësaj dite furnizohen me letër
nga Bullgaria. Siç më tha një tregtar shqiptar
nga Fieri, disa prej tyre janë vendosur
me banim këtu duke blerë edhe shtëpi.
Por, tani dihet, për shqiptarët "dielli
lind andej nga perëndon", siç thoshte
Naim Frashëri.
Udhëtimi për në Blagoevgrad ishte i
shkurtër dhe i rehatshëm. Shërbimi i
transportit publik është modern në Bullgari.
Nga stacioni qendror i Sofjes nisen
autobusë për në çdo cep të vendit dhe
organizimi duket perfekt. Udhëtimi
Sofje-Blagoevgrad do të zgjaste dy orë,
por shoferi ballkanas mustaqelli do thyente
traditën e tij nëse nuk ndalej në
lokalin modest të një shokut të tij, që e
priste me një kafe të ngrohtë gati, natyrisht
për të falas. Ishte një ndalesë e shkurtër
që na mbushi hundët me erën urindjellëse
të mishit të pjekur në zgarë.
Këto tip fast-food-esh me gatime etnike
ishin të shumta përgjatë rrugës. Nuk doja
të provoja gjë, pasi kisha marrë një ftesë
për darkë nga mikesha ime, Silva Goxhaj,
studente e sapodiplomuar në Universitetin
Amerikan në Blago. Studentët e
këtij universiteti e identifikonin veten
shkurt si AUBG-ista.ç
Në Blagoevgrad do provoja gatimet
bullgare që nuk kisha pasur mundësi t‘i
provoja në Sofje. Çmimet ishin vërtet
shumë të lira dhe i ofronin mundësinë
edhe studentëve si ne, me të ardhura
modeste, që të provonin mrekullitë e
kuzhinës lokale që nuk ndryshon aq nga
ajo shqiptare. Një nga reklamat që më
kishin bërë shokët e mi për Bullgarinë lidhej
pikërisht me ushqimin. Mund t‘i
lëpish gishtërinjtë për shumë kohë më
pas, më thoshin. Kebapcet, sallatat shopska,
pjatat me kevarma dhe byreqet
cushki janë shije të reja që ia vlen t‘i provosh
në Bullgari. Sigurisht, të shoqëruara
me një gotë birrë gjysmë litërshe me
kiselo mliako, dhallë për ne shqiptarët.
Ndërkohë, mikesha ime më këshillonte
të bëja kujdes me nepsin në Bullgari,
ndryshe merrnin fund linjat e shëndetit.
Kishte pasur të drejtë; kur u ngrita për t‘u
ndarë, m‘u desh të liroja edhe me një
vrimë tjetër rripin e pantallonave,
ndërkohë që në xhep kisha po aq euro sa
kur u nisa nga Milano. Faleminderit, Sofja
ime!